Ditelindja e perandorit

Perandori i Japonisë Akihito ka përshëndetur me mijëra banorë që kishin mbërritur në pallatin e tij për t’i uruar 79 vjetorin.
Sipas televizionit shtetëror rreth 4500 vizitorë kanë pritur me durim deri sa të hapeshin dyert e pallatit perandorak. Ndërkohë që rreth 9 mijë të tjerë kanë dëgjuar fjalimin e tij, i shoqëruar nga bashkëshortja, princi i kurorës dhe anëtarë të tjerë të familjes perandorake.
"Jam shumë i prekur nga urimet tuaja të përzemërta dhe prania juaj.
Numri total i vizitorëve kalonte shifrën 22 mijë.
Edhe pse perandori është një figurë aktive për kombin e tij rrallëherë ai flet në publik.
Akihito Hypi në fron pas vdekjes së babait të tij në vitin 1989. për më shumë se dy dekada ai u mor me shërimin e plagëve të luftërave që babai i tij kishte bërë në Azi, si dhe për afrimin e monarkisë me njerëzit e zakonshëm.
Dalja e tij e radhës në publik do t ë jetë në 2 janar të vitit të ardhshëm ku ai do t’i urojë popullit një vit të mbarë.