E Shtunë, 31 Tetor 2026

I ftohti masaker ne Rusi

Në kryeqytetin rus temperaturat janë nën 26 gradë celsius. Por kjo nuk krahasohet me Sberinë ku në veri lindje temperaturat janë nën 52 gradë celsius. 
Banorët gjatë gjithë natës kanë kontrolluar automjetet e tyre të cilat janë lënë ndezur gjithë kohës. Një i ftohtë i jashtëzakonshëm ky, 15 gradë më pak se temperatura mesatare për këtë sezon. Por mbi të gjitha një i fohtë që zgjat prej nëntë ditësh dhe nuk ka asnjë gjasë të përmirësohet të paktën deri të mërkurën e ardhshme. Metereologët thonë se ky është një rekord për 50 vitet e fundit. 
Pikërisht për shkak të kohëzgjatjes së temperaturave minimale, në rusi janë bllokuar tubacionet e ujit dhe të nngorhjes.
Por nga Moska der në Siberi është konsideruar si një masakër numri i viktimave nga i fohti, 56. ndërsa qindra të tjerë janë prekur nga hipotermia. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›