Egjipt kalon reforma kushtetuese

Partia e vëllezërve muslimanë, Drejtësi dhe Liri, në Egjipt në një deklaratë për shtyp ka shpallur fitoren për aprovimin e kushtetutës së re. Kushtetura ishte amenduar nga vetë presidenti Morsi dhe u aprovua në referendum pas shumë debatesh dhe protestash. Sipas të dhënave janë më shumë se 64 për qind votat pro. Referendumi është mbajtur në dy data në 15 dhe në 22 dhjetor, në zona të ndryshme të vendit.
Ndërkohë që presidenti Morsi ka emëruar 90 parlamentarët e fundit.
Sipas burimeve brenda parlamentit lista përbëhet nga shumë liberalë dhe emra të tjerë përfaqësuesish jo islamikë. 75 për qind e anëtarëve të rinj janë liberalë dhe të krishterë, dhe përfaqësojnë 10 për qind të popullsisë egjiptiane.
Bazuar në kushtetutën e re Dhoma e lartë e parlamentit do të ketë pushtet legjislativ që tashmë janë në dorë të presidentit deri në zgjedhjen e një dhome të re të ulët të parlamentit. Gjë që do të mund të bëhet vetëm në fillim të 2013-ës.
Dhoma e ulët e parlamentit, dhe kjo e përbërë në pjesën më të madhe nga islamikët, u shpërnda në fillim të 2012-ës pasi një gjykatë kishte deklaruar se rregullat me të cilat ishte zgjedhur ishin anti kushtetuese.