Vritet gazetari indian

Një gazetar indian që po ndiqte protestat për një përpjekje përdhunimi ndaj një aktoreje, u ekzekutua nga policia, kur kjo e fundit po përpiqej të shpërndante protestuesit. Protestat të cilat vazhdojnë prej ditësh në Indi, kanë të bëjnë me denoncimin e një aktoreje që njihet si Momoko e cila denoncoi një militant të partisë së këshillit socialist nacionalist, i cili ishte përpjekur ta përdhunonte. Policia ka nisur të qëllojë kur protesta është bërë e dhunshme dhe protestuesit i kanë vënë zjarrin një kamioni.
Gazetari është qëlluar me disa plumba në kraharor.
Incidenti më i fundit vjen në një kohë që qeveria indiane ka ndaluar mbledhjen në protestë të më shumë se pesë personave. Kjo pasi protesta të tjera kanë përfshirë vendin pas përdhunimit të një vajze në Nju Delhi nga një bandë kriminelësh. Por pavarësisht kësaj me mijëra njerëz janë mbledhur në shesh për të shprehur zemërimin e tyre. Nju Delhi mban rekordin për një numër të madh krimesh seksuale, me një mesatare për një përdhunim çdo 18 orë.
Shumë sulme seksuale mbeten pa denoncuar, por brutaliteti i përdhunimit të një jave më parë ishte shumë i rëndë dhe ka shkaktuar protestat më të egra që nga ato që tronditën qeverinë e kryeministrit Sing, për korrupsion.