E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeruzalemi pret Krishtlindjet

Qyteti i vjetër i Jeruzalemit ka qenë gati për nisjet e festimeve të Krishtlindjeve, ku bashkia e qytetit ka shpërndarë pemë krishtlindjeje për banorët dhe me pelegrinët që kanë mbushur rrugët e qytetit. 
Një santa klaus ka shëtitur në muret e qytetit të vjetër duke u bërë thirrje banorëve t vinin të merrnin pemë falas. 
Jeruzalemi që mendohet të jetë vendi ku është kryqëzuar dhe më pas është ringjallur Jezu Krishti është një atraksion turistik për dhjetëra mijëra pelegrinë cdo vit. 
Por gjatë periudhës së pushimeve në qendër të vëmendjes ëshët qyteti i Betlehemit, i cili deklarohet krenar se është vendi ku ka lindur Krishti. 
Në 24 dhjetor Patriarku latin i Jeruzalemit Fuad Tual do të drejtojë meshën në Kishën e Lindjes. Presidenti palestinez, Mahmud Abas, tradicionalisht merr pjesë në meshë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›