Uniforma e re Bayern levizje edhe ne merkato

Mes objektivit për t’u ngjitur sërish në majat e futbollit evropin dhe dyshimeve për të ardhmen, Bayern i Mynihut ka prezantuar fanellat e reja për sezonin 2011/2012. Kapiteni Philipp Lahm, Bastian Schweinsteiger dhe Arjen Robben janë paraqitur përpara kamerave me uniformat e reja, por ajo që duhet të ishte një festë ka ngritur shumë pikëpyetje te tifozët bavarezë.
Mesfushori hollandez Arjen Robben ka lënë të hapur mundësinë për t’u larguar në fund të këtij sezoni, duke thënë se ende nuk e ka vendosur nëse do të qëndrojë apo jo në kampionatin gjerman. Nëse të ardhmen e Robben e rrethojnë shumë pikëpyetje lajmi i mirë për Bayern është blerja e portierit, Manuel Nouer. Numri një i portës së kombëtares gjermane ka pranuar ofertën e klubit bavarez, ndërsa në fund të këtij sezoni do të zyrtarizojë kalimin e tij në “Allianz Arena”.
Jo vetëm Nouer, pasi Bayern i Mynihut ka bërë një tjetër goditje në merkato, duke nënshkruar një parakontratë me mesfushorin e kombëtares hollanedez Van Der Ëil. Më këto blerje, por edhe me të tjera surpriza që mund të dhurojë merkato verore Bayern kërkon të hedhë pas krahëve këtë sezon të dështuar. Bavarezët janë jashtë garës për titull në kampionatin gjerman, ndërsa objektivi i mbetur për ta është sigurimi i një vendi në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm.
Nertan Prifti