Ditelindje nje here ne 4 vjet per Dean
Ditelindja e Deas do te festohet nje here ne kater vjet. Per Lumturi Hodon, kjo ka qene lindja e dyte, pas 15 vjetesh, qe kur ka lindur Genten. E gjithe familja ndodhej ne gezimin e ardhjes se nje anetari te ri dhe ende nuk e kishin menduar per menyren se si do te festonin ditelindjen e vogelushes. Dea ka qene femija i pare qe ka lindur ne 29 shkurt ne maternitetin "Mbreteresha Geraldine", vetem 15 minuta pasi akrepi ka kaluar oren 12 te mesnates. "Doktor Halimi (Halim Kosova) me kishte thene se do te lindja me daten 28 ose mund te shkonte deri ne 29. Dhe keshtu ndodhi, vajza ka lindur vetem 15 minuta pasi ishte futur dita e premte dhe pikerisht kur kalendari shenoi 29 shkurt", tregoi dje per "KJ", Lumturi Hodo. Menyren se si do te festoje ditelindjen e vogelushes e ka menduar vetem ne momentin kur Lumturia eshte pyetur. Se bashku me vajzen e saj te madhe mendojne qe ditelindja e Deas do te festohet ose diten e fundit te shkurtit ose me daten 1 mars. "Kur shkurti te jete me 28 mendoj t'ia festojme diten e fundit te shkurtit ose me nje mars. Por kur viti te jete i brishte ashtu sikurse edhe kete vit, ditelindja e Deas do te jete shume e madhe", vazhdon Lumtura. Po keshtu edhe vajza e madhe e saj, Genta, mendon per dhuratat e vecanta qe do i beje motres se saj disa here me te vogel.
Pas 15 vjetesh, cifti Hodo menduan qe te shtojne familjen e tyre me nje tjeter pjesetar, duke mos e ditur se cfare do te lindte, por thjesht duke e bere Genten me nje moter apo vella me te vogel. Por, asnjehere nuk e kishin menduar se femija i tyre do te linde ne nje dite te vecante te vitit, e cila perseritet nje here ne cdo kater vjet. "Ne viziten e fundit qe kam kryer, doktori me tha qe lindja mund te shtyhet me nje dite te vetme, por jo me shume. Dhe ishte shume i perpikte me kete. Megjithese u shtrova ne daten 28 per te lindur, vajza lindi me 29", tregon Lumturia. Per te, kjo eshte nje tjeter dhurate e Zotit. "Dhurata e pare qe me beri Zoti para nene muajve ishte se do te behesha perseri nene, kurse dhurata e dyte eshte kjo e sotmja qe me fali nje vajze te shendetshme dhe te bukur ne nje dite te vecante", thote Lumturia, punonjese ne Televizionin Publik Shqiptar.
Sot, Lumturia eshte 37 vjece dhe kujton edhe lindjen e vajzes se pare, por edhe lindjen e djeshme. "Te dyja lindjet kane qene shume te mbara per mua. Vajzen e pare e kam lindur kur isha vetem 22 vjece. Dhe tani me nje distance te madhe kohore, por perseri nje lindje e mbare, pas 15 vjetesh linda edhe vajzen e dyte", tregon 37- vjecarja. Per te nuk eshte aspak problem nese femija i dyte do te ishte djale apo vajze. Ajo nuk ka dashur te lere te vetme vajzen e madhe, por edhe familjen e saj ka dashur ta zgjeroje. "Se bashku me bashkeshortin menduam te zgjerojme familjen, por pa pasur preferenca per vajze dhe djale. E rendesishme per ne ka qene qe te ishte nje femije i shendetshem". Dhe ne te vertete, sipas mamive, femija ka qene brenda peshes normale 3,450 kg dhe gjate gjithe dites ka qene nder femijet pa probleme.
"Jam shume e lumtur qe u bera me nje moter"
Ne cdo moment rri duke e pare dhe perkedhelur motren e saj te vogel. I rregullon kapelen, i puth koken edhe e ferkon te floket. Genta pas 15 viteve ka mundur te shohe nje tjeter pjesetar ne familjen e saj, dhe eshte nje moter. "Jam shume e lumtur qe u bera me nje moter te vogel. Qe kur mami zbriti te kjo dhoma ketu poshte, une nuk kam dale, gjithe kohes kam qendruar ketu", thote Genta. Nderkohe qe se bashku me babin e saj i kane sjelle bebit dhe mamit nje tufe te madhe me lule. Te dyja, motra e madhe, por edhe nena e shohin bebin e vogel se si fle, por edhe kujdesen per te.
Rudina Halilaj Mashkull 12:01 Tirane
Mirela Leta Femer 17:10 Tirane
Nexhmije Cupi Femer 01:35 Tirane
Ema Asllani Femer 02:30 Tirane
Joana Kondo Femer 09:50 Tirane
Mirela Jaupllari Mashkull 11:45 Tirane
Imelda Osmani Femer 11:50 Tirane
Odeta Nardi Femer 16:00 Tirane
Rajmonda Koraqi Femer 04:45 Tirane
Humije Ferati Mashkull 00:01 Tirane
Vera Beqiraj Femer 00:15 Tirane
Lumturi Hodo Femer 00:15 Tirane
Aurora Hasanasi Femer 08:30 Tirane
Ervina Haxhihani Mashkull 01:00 Tirane
Lavdie Ismaili Femer 09:30 Tirane
Albana Ymeri Femer 11:30 Tirane
Viti i brishte, muaji shkurt me 29 dite
Nje here ne kater vjet, viti kalendarik eshte me nje dite me shume, pra nga 365 shkon ne 366 dhe kjo pasi muaji shkurt eshte me 29 dite. Kur ndodh kjo, atehere quhet vit i brishte. Te gjithe ata persona, te cilet lindin ne kete vit dhe ne daten 29, u takon qe ditelindjet e tyre t'i festojne nje here ne kater vjet. Po keshtu edhe perkujtimore apo ceremoni te tjera, te cilat ndodhin ne kete dite, mund te kujtohen vetem nje here ne kater vjet.
E gjithe kjo "histori" ka ardhur qe ne kohet e lashta ku me mbylljen e vitit diellor, i cili kishte kater vite kalendarike, ndodhnin shume ndryshime ne drejtimin e vendit.
Nje vit diellor me kalendarin e sotem permbyllet me 29 shkurt pas kater vjetesh.
Viti i brishte, atebote me kalendarin e vjeter, futej muaji i XIII ne vend te kesaj dite. Keshtu, mbaheshin lojerat olimpike e te tjera te kesaj natyre, ku zgjidhej mbreti i ri qe vriste te vjetrin e keshtu me radhe.
Shkurti eshte muaji i dyte i vitit ne kalendarin Gregorian dhe ka 28 dite ne vitet normale dhe 29 dite ne vitet e brishta. Tre here ne histori te vendeve te ndryshme, shkurti ka pasur 30 dite. Kjo ka ndodhur ne Suedi me 1712, Rusi gjate viteve 1931-1932 dhe sipas nje thenie, muaji shkurt ka pasur 29 (per vitet e brishta 30 dite), mirepo perandori Augustin per te barazuar muajin e pagezuar sipas tij me muajin korrik (Juli - te pagezuar sipas Jul Cezarit) ka vendosur qe shkurti te kete 28 dite (per vitet e brishta 29 dite).
Lindin 16 bebe ne dy maternitetet
Data 29 shkurt, megjithese shihet si e vecante, pasi perseritet nje here ne 4 vjet, ka shenuar nje numer te madh lindjesh ne te dy maternitetet e kryeqytetit. Femija i pare qe ka dale ne jete ka qene djale, i cili ka lindur nje minute pasi kishte hyre dita e premte ne maternitetin "Mbreteresha Geraldine". Ka qene Humije Ferati, ajo qe ka sjelle beben e pare per daten 29 shkurt, ditelindja e te cilit do te festohet nje here ne kater vjet. Me pas ka qene Dea, e cila ka lindur 14 minuta me pas. Ne kete maternitet vetem gjate paradites se djeshme kane qene 4 lindje, nderkohe qe shume familjare prisnin te mesonin per pasardhesit e tyre. Ne te dy maternitetet gjate gjithe paradites eshte shenuar nje "bum" lindjesh, ku jane numeruar 12, ndersa gjate oreve te pasdites kane qene vetem 4 lindje. Sipas mamive dhe mjekeve te te dy materniteteve priten lindje edhe gjate oreve te vona te pasditeve dhe te darkes.
E ndersa numri i lindjeve per nje dite ka qene i larte, bebet meshkuj kane qene te paket, vetem 4. Nenat Rudina Halilaj, Mirela Jaupllari, Humije Ferati dhe Ervina Haxhihani kane qene ato, te cilat me 29 shkurt kane sjelle kater meshkuj ne jete. Keshtu, ne vitin 2012 do te jene 4 djem dhe 12 vajza, te cilet do te festojne ditelindjen e tyre te pare, por qe ne te vertete do te jene kater vjec. Keta 16 femije do ta shohin ditelindjen e tyre si nje surprize te madhe, ndonese shume here do te ndihen te vecuar nga shoket e tyre, te cilet e festojne cdo vit. Po keshtu edhe prinderit apo te afermit e tyre duket se qe diten e pare qe kane lindur do te mendojne per surprizat e medha qe do t'iu bejne femijeve te tyre.
Lindjet e femijeve gjate dites se djeshme kane qene normale dhe pa probleme. Keshtu te pakten per 4 lindjet e para qe jane kryer ne maternitetin "Mbreteresha Geraldine" kane qene natyrale dhe nenat nuk i jane nenshtruar operacioneve. "Lindja e pare ka qene mese normale dhe une e kam ndjekur nene si gjate shtatzenise ashtu edhe sot. Shpresojme qe kjo dite qe eshte vetem nje here ne kater vjet te shkoje per se mbari", eshte shprehur per gazeten "Koha Jone" mjeku gjinekolog, Halim Kosova.