E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat e Al Kadi, "sherr" per qirate

Pronat e sheikut arab, Yassin Kadi, duket se prej muajsh kane mbetur pa "zot", pasi nuk i vilet me qiraja. Ky fakt eshte zbuluar dje ne seancen e radhes, te zhvilluar ne Gjykaten e Krimeve te Renda ndaj administratorit te biznesmenit te huaj, Hamzeh Abu Rayyan. Tre qiramarres shqiptare, qe kane vendosur aktivitetet ne pronat e arabit, kane deshmuar dje me kerkese te prokurorise, duke deklaruar se qe prej gushtit te vitit 2007 nuk paguajne detyrimin, pasi administratori nuk ishte paraqitur. Rayyan akuzohet pikerisht per vjelje te te ardhurave nga 29 biznese qe Kadi ka vendosur ne Shqiperi dhe qe i jane ngrire pas rezolutes se Kombeve te Bashkuara e vendimit te qeverise shqiptare qe prej vitit 2001.
Gjate seances se djeshme gjyqesore ne ngarkim te te pandehurit Hazeh Abu Rayyan, i akuzuar per fshehje fondesh, jane pyetur tre deshmitaret e pare te ketij procesi gjyqesor te thirrur nga ana e organit te akuzes.
Gjate deklarimeve te tyre, pronaret e nje picerie e dy argjendarive ne Tirane, Endrit H., Fatbardha D., si dhe Petrit D., kane bere te ditur se ne periudhat e vitit 2001-2004 kane marre subjekte me qira. Sipas tyre kontratat i kane lidhur me Rayyan, nderkohe qe pagesa e subjekteve behej cdo muaj me leke ne dore. Vete deshmitaret kane sqaruar perpara togave te zeza se qirane e tyre e merrte ekonomistja e firmes, nderkohe qe ka pasur dhe raste qe ua merrte i pandehuri. "Qe prej muajit gusht 2007, nuk e paguajme me kete qira per bizneset qe ushtrojme", kane thene tre deshmitaret. Dhe shkaku i mospagimit ishte indiferenca e pronarit te objektit.
Te pyetur nga prokuroria per proceduren e pageses, pronaret e tre dyqaneve jane shprehur se jane pajisur me fature nga ana e te pandehurit per cdo derdhje. Nderkohe qe kur jane pyetur nga vete Rayyan perse nuk e kishin paguar, ata i jane pergjigjur se "vete ti nuk je paraqitur". Seanca gjyqesore ne ngarkim te te pandehurit Hamzeh Abu Rayyan eshte shtyre per thirrjen e 10 deshmitareve te tjere te organit te prokurorise. Administratori i Al Kadise akuzohet nga ana e Prokurorise se Krimeve te Renda per "fshehje te fondeve dhe pronave, e vjelje te te ardhurave nga pronat e sekuestruara".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›