Ylli Pango: "E veshtire t'i rezistonim presioneve"
Ka 2 vjet qe flitet per rikonstruksionin e Piramides dhe kthimit te saj ne nje qender te denje arti dhe vetem para pak ditesh u shfaq fytyra e saj e ardhshme. Punimet per zbatimin e projektit pritet te nisin kete muaj mars, per te vijuar per 16 muaj me radhe. Investimi me i madh ne fushen e kultures ne keto 18 vjet, qe kap shifren e 6 milione eurove, do t'i jape metropolit shqiptar nje teater prestigjioz nderkombetar.
Por ajo qe s'ka qene aspak e lehte, tregon ministri Ylli Pango, kane qene negociatat per lirimin e ambienteve nga qiramarresit. "Ka qene shume me e lehte te behen rikonstruksionet e ketyre godinave, sesa t'i rimerrnin ato, t'i rezistonim presioneve dhe nderhyrjeve. Edhe te Piramida ka qene shume me e veshtire te negocionim sesa te vijme te rikonstruksioni, qe eshte nje veper arti me vete". Pango shprehet edhe per fondet e restaurimeve dhe per ndryshimet e fundit ne ligjin "Per trashegimine kulturore".
Z. Pango, jemi ne prag te fillimit te punimeve per rikonstruksionin e Piramides. Eshte folur disi, por ne fakt cila eshte rendesia reale e ketij investimi?
Se pari, me ne fund do te kemi Teatrin e madh Kombetar, dinjitoz si ndertese. Pasi ai qe kemi ka qene nje vlere kombetare, por qe ka konsistuar te njerezit qe kane qene brenda, aktore e regjisore te medhenj, por ata meritonin ta kishin nje institucion me dinjitoz. Ky do te jete teatri i madh me 500 vende, ne forme arene, me akustike te shkelqyer dhe shikueshmeri teper te mire. Por, do te kemi edhe nje tjeter Qender Arti Pamor, pasi galeria ka pasur probleme, ndaj edhe do ta ndajme galerine nga muzeu. Ky eshte nje projekt tejet i rendesishem, pasi kemi vite qe vuajme per investime te medha per institucionet kulturore. Dihet qe trualli eshte bere shume i cmuar, pasi behen ndertime te tjera, dhe shesh per institucione ka pak. Ndaj, kam ndermarre nismen e madhe, per rikthimin publikut te te gjithe institucioneve te okupuara gjate periudhes qe do ta quaja, kapitalizmi primitiv. T'i japesh nje njeriu a disa personave, Lidhjen e Shkrimtareve, Pallatin e Kultures, apo godinen e bibliotekes se vjeter, eshte te japesh ajken e institucioneve te dikurshme te kultures. Zotimi im i madh qe ne fillim ka qene qe t'ia rikthejme kryeqytetasve dhe te gjithe shqiptareve, keto institucione qe u perkasin. Kjo s'ka qene aspak e lehte! Ka qene shume me e lehte te behen rikonstruksionet e ketyre godinave, sesa t'i rimerrnin ato, t'u rezistonim presioneve dhe nderhyrjeve. Edhe te Piramida ka qene shume me e veshtire te negocionim sesa te vijme te rikonstruksioni, qe eshte nje veper arti me vete. Prej nje viti, pervec puneve te tjera ne ministri, kam qene ne negociata per te zgjidhur bute problemin e largimit te qiraxhinjve nga ambientet e saj, dhe u arrit me se miri. Te gjithe rane dakord e kane gjetur vendin e tyre dhe me vjen mire qe ndertimet do te fillojne duke pasur marredhenie shume te mira me kete.
Duke qene investim prej 6 milione eurosh, sa transparent ka qene dhe eshte projekti per rikonstruksionin e saj?
Ne asnje prej procedurave qe jane kryer, pasi kane qene 2 tendere, ai i projektit dhe i zbatimit te tij, nuk ka pasur asnje ankim. Nuk kemi bere shume buje per te deklaruar se po behet tenderi, pasi, per te qene i sinqerte, ende nuk isha i sigurt nese do te liroheshin ambientet. Por fakti qe jane bere pa asnje ankim. Jam i qete, pasi jane bere te gjitha sipas rregullave. Ministria nuk ka pasur njesi prokurimi dhe une e krijova, pasi nuk mund te funksionoja dot pa te, e ky eshte motivi qe une jam i qete. Tani e vetmja gje eshte ajo qe une e quaj "thembra e Akilit" e investimeve ne Shqiperi, ndjekja e zbatimit te projektit, pasi ne japim shume para, por ndjekja kerkon shume kembengulje. Ne rastin e Piramides do te kembengulet qe punimet te mbarojne para afatit te percaktuar te 16 muajve.
Kjo do te thote qe nuk ju "tremb" fakti se prerja e shiritit te perfundimit te punimeve mund te mos behet gjate mandatit tuaj?
Po, se pari, 16 muajshi i bie brenda mandatit tone, por ju perseris se do te mundohem qe te perfundojne edhe me shpejt. Kjo nderhyrje me kujton homologun tim grek, gjate vizites ne Muzeun e Akropolit, i cili s'ka perfunduar ende. E kur e pyes kur mbaron, ai iu drejtua drejtorit, i cili i pohoi se mund te perfundonte edhe brenda nje viti. Ministri grek tha: Mos! Dua ta shijoj vet. Pra, te kishte vet kenaqesine e prerjes se shiritit. Per ne eshte ndryshe, pasi eshte kryesor mandati dhe jo personi, pasi kjo eshte nje veper, investimi i se ciles eshte merite e kesaj qeverie, pasi eshte nje investim prej 6 milione eurosh.
Po me godinen aktuale te Teatrit Kombetar, c'do te ndodhe?
Nuk ka problem nga te tepertat, por problem mangesish. Ne nuk e leshojme ate godine, do te jete institucion i artit dhe kultures. Mund te mbetet serish teater sic eshte, pasi kemi nevoje per me shume salla. Nuk do te lejojme qe ajo ndertese te uzurpohet per qellime te tjera.
Sa i takon ndryshimit te ligjit "Per trashegimine kulturore", u diskutua dhe u rrezua pika qe fliste per shpronesimin e shtepive monument qe jane braktisur nga pronaret...
Po ju them nje sekret te vogel! Nje nen tjeter, i cili u aprovua dhe qe flet pak a shume per kete gje, pra ne rast kur monumenti rrenohet, shteti nderhyn. Dhe une jam serish i qete! Une e theksova edhe ne diskutim qe nuk kemi shpikur aspak, por kemi marre si model ligjet evropiane per trashegimine kulturore. Shprehimisht nuk flitet per shpronesim te pronarit, sepse nuk ploteson detyrimin ligjor per pagesen per restaurim. Ne kemi pasur parasysh rastet e ikjeve, largimeve te emigranteve, apo atyre qe e lene shtepine te rrenohet. Marrim rastin e shtepise se Kadarese, qe eshte nje nder me karakteristiket. Ka edhe nje te vecante, qe ne mes ka edhe nje ure, e cila ka sherbyer si ure lidhese mes dy lagjeve, e qe eshte pjese e shtepise. Ai ja ka dhuruar kete shtepi shtetit, pasi e ka kuptuar mire vleren e saj. Kete s'e merr askush si pronar, pasi ajo mbrohet nga shteti dhe eshte monument kulture.
Angazhimi per rikthimin e institucioneve publikut
Ministri i Kultures, Ylli Pango, tregon se s'ka qene aspak e lehte qe keto institucione t'i kthehen publikut. "Ka qene shume me e lehte te behen rikonstruksionet e ketyre godinave, pohon Pango, sesa t'i rimerrnin ato, t'u rezistonim presioneve dhe nderhyrjeve te qiramarresve". Por, sic pohon me tej ai, zotimi dhe nisma ime e madhe ka qene, per rikthimin publikut te te gjithe institucioneve te okupuara gjate periudhes qe do ta quaja, kapitalizmi primitiv. T'i japesh nje njeriu a disa personave Lidhjen e Shkrimtareve, Pallatin e Kultures apo godinen e bibliotekes se vjeter, eshte te japesh ajken e institucioneve te dikurshme te kultures, perfundon ai.