E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diten e premte, datë 23 mars 2007, Keshilli i Ministrave miratoi vendimin për dhënien e fondit për blerje apartamentesh, në ndihmë të familjeve të rrezikuara nga shembja e pallatit, në Patos.

Diten e premte, datë 23 mars 2007, Keshilli i Ministrave miratoi vendimin për dhënien e fondit për blerje apartamentesh, në ndihmë të familjeve të rrezikuara nga shembja e pallatit, në Patos.

V E N D I M

PËR

DHËNIE FONDI PËR BLERJE APARTAMENTESH BANIMI, NË NDIHMË TË FAMILJEVE TË RREZIKUARA NGA SHEMBJA E PALLATIT NË LAGJEN "DUKAS", NË BASHKINË PATOS,
TË QARKUT TË FIERIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, "Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë", të nenit 12, të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007", dhe të neneve 31 e 32/a, të ligjit nr.8756, datë 26.3.2001, "Për emergjencat civile", me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Bashkisë Patos, të qarkut të Fierit, në buxhetin e miratuar për vitin 2007, t'i jepet një fond shtesë prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh, për familjet, që banojnë në pallatin në lagjen "Dukas", të kësaj bashkie, i cili rrezikon të shembet.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3. Emrat e kryefamiljarëve të familjeve, që do të përfitojnë nga ky fond, janë sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

4. Familjet, që përfitojnë nga ky vendim, përpara se të tërheqin shumën përkatëse për blerjen e apartamenteve në tregun e lirë, detyrohen të bëjnë kalimin e pronësisë së banesës së vjetër dhe të truallit nën sipërfaqen e ndërtimit, në pronësi të bashkisë së Patosit.

5. Ngarkohet bashkia e Patosit, që, pas lirimit të plotë të pallatit nga familjarët, në përputhje me rregullat, financiare dhe teknike, të marrë masa për prishjen e ndërtesës.

6. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Financave, prefekti i qarkut të Fierit dhe bashkia e Patosit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›