E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot në mesditë, në orën 12.00, në ambjentet e hotel "Adlon", pranë Portës së Branderburgut, në Berlin, dikur simboli i ndarjes së Evropës, nisi punimet Samiti i Partive Popullore Evropi

Sot në mesditë, në orën 12.00, në ambjentet e hotel "Adlon", pranë Portës së Branderburgut, në Berlin, dikur simboli i ndarjes së Evropës, nisi punimet Samiti i Partive Popullore Evropiane, mbajtur me rastin e 50 vjetorit te Traktatit të Romës, themelimit të Bashkimit Europian.

Në këtë Samit, organizuar me rastin e këtij përvjetori jubilar, marrin pjesë 60 kryetarë shtetesh, qeverish, personalitete të larta të organizmave komunitare, kryetarë partish të së djathtës evropiane, etj. Samiti organizohet nën kujdesin e vecantë të zonjës Angela Merkel, Presidente e radhës së BE-se dhe Kancelare e Gjermanisë.

I ftuar të merrte pjesë në këtë samit historik ishte edhe Kryeministri i Republikës, zoti Sali Berisha.

Samiti miratoi deklaratën për 50 vjetorin e themelimit të BE-së, në të cilën u theksua se Evropa e bashkuar, vlerat e lirisë, trashëgimia e saj pozitive, janë baza për një të ardhme të sigurt. "Historia e 50 vjetorit të Bashkimit Europian, -vazhdon deklarata, është një histori e suksesit që garanton një të ardhme për popujt e Evropës së Bashkuar, mbi vlerat që këta popuj ndajnë".

Gjatë punimeve të Samitit të Partive Popullore Evropiane, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim të përzemërt me Kancelaren e Gjermanisë dhe Presidenten e radhës së BE-së, zonjën Angela Merkel. Kryeministri e njohu zonjën Merkel me përpjekjet e qeverisë së tij dhe nismat për të kaluar me sukses sfidat drejt anëtarësimit në BE, si dhe diskutuan mbi zhvillimet ne Shqipëri dhe rajon. Gjithashtu, Kryeministri Berisha i përsëriti zonjës Merkel ftesën për të vizituar Shqipërinë, ftesë e cila u pranua me kënaqësi.

Kryeministri Berisha pati takime dhe biseda të ngrohta edhe me shumë kryetarë shtetesh, qeverish, e personalitete të organizmave evropiane, si dhe të partive politike të së djathtës evropiane.

Kështu, Kryeministri Berisha takoi edhe homologët e tij, kryeministrin e Hollandës, Jan Peter Balkenede, Kryeministrin e Luksenburgut Jean-Cloude Juncker, Kryeministrin e Greqisë Kostas Karamanlis, Kryeministrin e Maltës Lawrence Gonzi, Kryeministrin e Sllovenisë Janez Jansa, Kryeministrin e Kroacisë Ivo Sanader, si dhe Presidentin e Rumanisë Trajan Basesku, të cilët i njohu me përpjekjet e Shqipërisë për integrim në BE, si dhe me situatën në rajon. Kryeministri Berisha pati nje takim te përzemert me Kryetarin e Forca Italia, zotin Silvio Berluskoni dhe zotin Pier Fernando Casini, Kryetar i CDI dhe President i Dhomës së Deputetëve të Italisë.
Kryeministri i ftoi bashkëbiseduesit e mësipërm të vizitojnë Shqipërinë, ftesa të cilat u pranuan me kënaqësi.

Gjatë takimit të përzemërt me Kryetarin e Parlamentit Europian, z. Hans-Gert Pottering dhe me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të KE, z. Van Der Linden, Kryeministri Berisha i njohu bashkëbiseduesit me ecurinë e procesit të integrimit euroatlantik të vendit, vendosmërinë e qeverisë në këtë drejtim, si dhe me sfidat në të ardhmen. Kryeministri i ftoi zyrtarët e lartë europianë të vizitojnë vendin tonë, ftesë e cila u pranua me kënaqësi.

Samiti i PPE-së vazhdon punimet.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›