E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot pasdite, Kryeministri Berisha niset në Berlin të Gjermanisë për të marrë pjesë në Samitin e Partive Popullore Evropiane, që do të mbahet në datën 24 mars. Në këtë Samit historik, i

Sot pasdite, Kryeministri Berisha niset në Berlin të Gjermanisë për të marrë pjesë në Samitin e Partive Popullore Evropiane, që do të mbahet në datën 24 mars. Në këtë Samit historik, i cili zhvillohet nën kujdesin dhe drejtimin e Kancelares gjermane Anxhela Merkel, do të jenë të pranishëm shumë kryetarë shtetesh, kryeministra e politikanë të lartë të së djathtës, të qendrës evropiane.

Samiti mbahet për të festuar jubileun e 50 vjetorit të krijimit të BE dhe do të shoqërohet me një sërë aktivitetesh dhe ceremonish. Me këtë rast, Kancelarja gjermane dhe Presidentja e radhës e BE shtron në hotel "Adlon" një drekë për nder të personaliteteve pjesëmarrese.

Gjatë qëndrimit në Berlin, Kryeministri Berisha do të takojë kryetare shtetesh, kryeministra, personalitte të së djathës së vendeve së BE-së dhe te shteteve qe presin anetaresimin ne BE.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›