Ditët e fundit të fushatës, Rama, takime derë më derë dhe në sheshet e mëdha të qyteteve
PS-ja mbyll fushatën në qarkun e Korçës, Rama: “Më 28 qershor festojmë fitoren”
Shaban Sulçe
Në tri ditët e mbetura nga përfundimi i fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zgjedhur ta zhvillojë fushatën e PS-së në dy drejtime: duke u takuar derë më derë me qytetarët e kryeqytetit si dhe duke zhvilluar takime masive në të gjitha sheshet kryesore të qyteteve të vendit. Kështu, gjatë ditës së djeshme, kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar takime derë më derë me banorët në Njësinë Bashkiake Nr. 6 në Kombinat si dhe në Kashar, ku ka prezantuar programin qeverisës së PS-së për kryeqytetin. Ndërkohë, Rama ka marrë pjesë në mitingun madhështor për mbylljen zyrtare të fushatës elektorale në qarkun e Korçës.
Programi
Programi i Partisë Socialiste për zonat informale të kryeqytetit synon zgjidhjen e tri problemeve kryesore, që kanë të bëjnë me legalizimet, furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm si dhe me përfshirjen e këtyre zonave në procesin e transformimit të madh të kryeqytetit, duke e kthyer Tiranën në një qytet me standarde europiane. “Ne angazhohemi të përfundojmë procesin e legalizimeve dhe të ndërtojmë infrastrukturën rrugore për zonat informale të njësisë, si dhe të plotësojmë nevojat për çerdhe, kopshte e shkolla të të gjithë fëmijëve të tyre. Ne angazhohemi të rikonstruktojmë rrugët “Hamdi Pepa”, “3 dëshmorët”, “Hamdi Cenoymeri” dhe atë të “Qelqit”. Ne angazhohemi të sigurojmë furnizimin me ujë të pijshëm në të gjithë zonën informale të njësisë, të sistemojmë kolektorin e ujërave të zeza dhe të bardha në rrugën “Hazbi Serani”, të sistemojmë dhe gjelbërojmë të gjitha blloqet e banimit në Njësinë Nr. 6, si dhe të përfundojmë ndriçimin publik në të gjitha rrugët e njësisë. Ne ofrojmë zgjidhje të përshtatshme për qytetarët që kanë probleme strehimi në këtë njësi. Ne angazhohemi të bëjmë pjesë të zhvillimit të Tiranës Unazën e Re, fushën përballë ish-Kombinatit të Drurit, duke siguruar më shumë mundësi punësimi, infrastrukturë e shërbime”, - kanë qenë disa nga premtimet e Partisë Socialiste për zonën e Kombinatit.
Fushata
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar një tur takimesh në kuadër të përfundimit zyrtar të fushatës elektorale të PS-së në qarkun e Korçës. Rama është takuar me banorët e Përrenjasit, Pogradecit dhe Korçës, ku u ka bërë apel atyre që të votojnë për Partinë Socialiste, pasi në këtë mënyrë ata do të votojnë për ndryshimin e madh që ka nevojë Shqipëria. “Më 28 qershor, vota e secilit prej jush nuk është një votë e zakonshme, por është një votë, që ngjan si dy pika uji me votën e vitit 1992, kur u mbyll një epokë dhe u hap një epokë tjetër dhe është një votë me të cilën ju do të merrni pjesë në një histori të jashtëzakonshme që do ta shkruajnë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Duke votuar numrin 33 ju do të firmosni emrin tuaj në faqen e re të historisë, që ne do ta hapim më 28 qershor. Ne do të fitojmë për qindra mijëra familje shqiptare të ndara më dysh sot e gjithë ditën pas 18 vjetësh, mes djemsh e vajzash në emigracion dhe prindërish, motrash e vëllezërish, që nuk dalin dot përtej kufijve të Shqipërisë. Ne do të fitojmë që Shqipëria qysh vitin e ardhshëm të mos ketë më kufij mes asnjë shqiptari dhe shqiptareje”, - tha kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
25 Qershor 2009