Vetëvendosja e Topallit
Elton METAJ
Eshtë e lehtë të dallohet se në fushatën parazgjedhore dhe ditët që i paraprijnë votimit për Parlamentin e ri, Jozefina Topalli ka marrë një rol të spikatur. Kryetarja e Kuvendit dhe nënkryetarja e Partisë Demokratike preferon të shfaqet në takime masive me simpatizantë demokratë apo në mbështetje të solidaritetit femëror. Tubimet në Durrës e Shkodër, me një pjesëmarrje masive të grave, ishin ndoshta më pikantët e përpjekjes elektorale të Topallit. Por çfarë e dallon angazhimin e zonjës së hijshme nga Shkodra, jo vetëm në fushatën elektorale, por edhe në veprimtarinë e saj politike të kohëve të fundit.
Së pari, Jozefina Topalli po zhvillon fushatën e saj elektorale, brenda fushatës së Partisë Demokratike. Sistemi i ri zgjedhor sigurisht që stimulon një organizim të fushatës në bazë qarqesh dhe me shkëputje apo diferenca nga koordinimi qendror, por Topalli ka shkuar përtej Shkodrës. Ajo mbledh vajza e gra në takime elektorale, duke u përpjekur të mbajë flamurin e lëvizjes feministe në politikën shqiptare.
Së dyti, takimet e organizuara nga kryeparlamentarja sigurojnë pjesëmarrje të lartë njerëzish, edhe kur në to nuk është i pranishëm Kryeministri Berisha. Kjo duket të jetë një risi, jo vetëm për Partinë Demokratike, ku sigurisht njeriu më karizmatik mbetet kryetari i partisë. Megjithatë, është e vështirë të mendosh se ashtu siç vepron Topalli në Tiranë, Durrës, Shkodër apo Kuçovë, do të silleshin edhe politikanë të tjerë të rëndësishëm në PD dhe PS. Sot është thuajse utopike të mendosh se Lulzim Basha dhe Aldo Bumçi do të mblidhnin mijëra simpatizantë, nëse mes tyre nuk do të qëndronte Berisha; është po ashtu e paimagjinueshme që Gramoz Ruçi dhe Valentina Leskaj t’u flasin mijëra njerëzve, në rast se Edi Rama nuk do të këndojë këngën “Çohu”.
Së treti, Jozefina Topalli është politikania më e sulmuar formalisht nga opozita në katër vitet e shkuara. Ndaj kryeparlamentares janë hartuar dy mocione për shkarkimin e saj, duke lënë përshtypjen se opozita interesohej më tepër për zyrën ku dikur punonte Enver Hoxha në selinë e ish-Komitetit Qendror të PPSH-së, se sa për kolltukun e Berishës. Përqendrimi i vëmendjes së opozitës mbi Topallin ishte sigurisht një faktorizim i rëndësishëm për të. Vetë kryeparlamentarja shfaqte hapur edhe në seancat e Kuvendit ashpërsinë në drejtim, duke ngjallur zemërimin e opozitës, por duke fituar zemrat e militantëve.
Së katërti, Jozefina Topalli përpiqet të ngrejë në këmbë gjatë aktivitetit të saj politik edhe një makineri imazhi. Një element ky shumë i rëndësishëm për avancim në politikë, por që shumica aktuale në pushtet nuk ka ditur ta shfrytëzojë me efikasitet. Kryeparlamentarja ka provuar, duke nisur me fasadën e ndërtesës së Kryesisë së Kuvendit, kontaktet e dendura ndërkombëtare, festimet për anëtarësimin në NATO dhe deri me miniekspozitat për kryetarët e Parlamenteve apo ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Jozefina Topalli duke i rënë kitarës ishte shfaqja më e fundit e politikanes, e cila duket se ka vendosur të investojë në imazhin publik.
Në këtë mënyrë, Jozefina Topalli po përpiqet të përcaktojë rolin e saj në politikë dhe veçanërisht në Partinë Demokratike. Është vështirë dhe thuajse e pamundur të gjesh në selinë blu drejtues të tjerë që të përpiqen të ndërthurin aktivitetin politik me veçantinë e temave të prekura apo çështjeve të mbrojtura, së bashku me një kurim të imazhit. Arsyet pse Jozefina Topalli ka vendosur ta bëjë këtë mund të jenë të shumta. Më të guximshmit e shikojnë atë në një tentativë për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike në të ardhmen, të tjerë e vendosin në postin që mban sot ish-homologu i saj Bamir Topi. Ndoshta asnjëra prej të dyja mundësive mund të mos rezultojë e vërtetë. Sot sigurisht që mund të themi se kemi fituar një politikane, e cila mund të ngjallë mërinë e kundërshtarëve politikë, por që në radhë të parë synon protagonizmin brenda të djathtës. Këtë protagonizëm Jozefina Topalli e ka vetëvendosur.