E Diel, 1 Nëntor 2026

ECA dhe KRIIK do të transmetojnë në kohë reale rezultatin e zgjedhjeve



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bashkëpunim me dy organizata; “ECA” dhe “KRIIK”, që financohen nga USAID-i, do të bëjnë të mundur transmetimin direkt në kohë reale të rezultatit të zgjedhjeve për çdo qark ditën e diel dhe të hënën. Dy ambasadorët e pranishëm gjatë prezantimit të këtij projekti, Bosh dhe Uidhers, e vlerësuan këtë nismë duke theksuar se kjo rrit transparencën dhe besueshmërinë e procesit. Ndërsa Uidhers sqaroi se projekti vërtetë financohet nga amerikanët, por puna bëhet nga shqiptarët, duke kërkuar që kjo të mos interpretohet ndryshe. Uidhers gjithashtu u shpreh se dhënia e këtij rezultati nuk është zyrtar, pasi autoritetin për të dhënë rezultatin zyrtar e ka vetëm KQZ-ja. “Transmetimi i këtij numërimi nuk është shpallja e rezultatit përfundimtar dhe nuk e zëvendëson atë. Vetëm KQZ-ja ka të drejtën ligjore dhe autoritetin për të shpallur fituesin e zgjedhjeve. Shpallja e rezultatit në mënyrë paralele synon ta mbajë procesin e numërimit të votave në vëzhgim të vazhdueshëm, dyfishon saktësinë dhe përpikërinë e procesit, si dhe përforcon besimin e publikut te rezultati. E dyta, shpallja e rezultatit në kohë reale është financuar nga USAID-i, por ky proces nuk është amerikan. Është një projekt i pavarur, jozyrtar. Shpallja e këtij rezultati nuk duhet të keqkuptohet dhe të interpretohet si ‘rezultat i shpallur nga amerikanët’”, - ka sqaruar Uidhers.

25 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›