"Ditet tona ne burgun e Vaqarrit"

Nje ere e rende klori ndihej ne ambientet e jashtme te burgut te Vaqarrit, madje dufi i rende ishte i pranishem edhe ne disa dhoma te tejmbushura me orendi, ku disa prej te denuarve strehohen edhe vete i gjashte. Kjo eshte nje panorame e pergjithshme e burgut te Vaqarrit, ne te cilin vuajne denimin te rritur e te mitur bashke, konkretisht 175 te burgosur te rritur e 12 te mitur, 8 prej se cileve nuk kane mbaruar as arsimin e detyruar. Ajo qe duket me e cuditshme, pervec faktit qe ne vendin tone mungon nje institucion riedukimi, eshte qendrimi i te miturve me te rritur, disa prej te cileve kane kryer vepra te renda penale, si grabitje me arme, vrasje etj. Lajmi i mire eshte se fatmiresisht, se shpejti, pikerisht ne muajin mars, pritet te inaugurohet burgu per te mitur ne Kavaje, me kapacitet 40 persona, i cili do te kete pak a shume funksionet e nje shkolle riedukimi, kaq te munguar ne Shqiperi. Keshtu pohoi dje vete titullari i burgut te Vaqarrit, Hiqmet Merepeza, sipas se cilit kushtet per te miturit po vijne duke u permiresuar. "Masat qe jane marre deri tani lehtesojne integrimin e te miturve, por sigurisht nuk jane masat e vetme qe duhen zbatuar. Me hapjen e burgut ne Kavaje, ne do punojme qe edhe brenda ambienteve te burgut te zhvillohet arsimi i mesem dhe me pas pse jo, edhe ai i larte", deklaroi dje Altin Hazizaj, kreu i CRCA-se, Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi, qe organizoi nje workshopin "Integrimi i te miturve ne konflikt me ligjin", diten e djeshme ne ambientet e ketij burgu. Nje aspekt i rendesishem i ketij workshopi ishte prezantimi i modelit te ngritur dhe te zbatuar ne kuader te programit "Qielli eshte i te gjitheve", qe konsistonte ne forcimin e kapaciteteve personale te te miturve ne Vaqarr, nepermjet aktiviteteve edukuese, sportive dhe argetuese, si nje mundesi per te krijuar bazat e ri-integrimit te tyre te suksesshem ne shoqeri. Nderkaq, sipas psikologeve, trajtimi i te miturve nuk eshte me shume ceshtje ligjore, sesa sociale, kjo eshte nje nga arsyet se perse ne burgun e Kavajes po punohet qe te kete me shume punonjes sociale, me pak police e gardiane. Dukej se mes gardianeve, drejtuesve te burgut dhe te denuarve ende minorene, ekzistonte nje klime e qete, e per me teper edhe me te burgosurit e rritur, pasi te pyetur nga "Koha Jone" ne lidhje me incidente te dhunshem, ata tunden koken ne shenje mohimi. Ajo qe do te cilesohej si arritje nga drejtuesit e burgut, eshte dhenia e provimeve te Matures Shteterore nga adoleshentet qe vuajne denimin.
Por, nga ana e tyre, te miturit sigurisht qe shprehin pakenaqesi per kushtet, thjesht me fjalen "mos u besoni gjithcka qe thone ata! (drejtuesit). Sikurse mesuam, disa prej djemve ishin denuar me te pakten 10 vjet heqje lirie, per shkak te konsumimit te veprave te renda penale. Psh., njeri prej tyre kishte vrare kusheriren e mitur, pas nje perdhunimi brutal, me qellim qe te fshehte gjurmet, sepse ajo i kishte kelthitur se do u tregonte te gjitheve per cka i beri. Po keshtu, nje tjeter nuk kishte nguruar te ngrinte armen kunder se emes, pasi kjo e fundit nuk e furnizonte rregullisht me leke. I pyetur nga gazeta ne lidhje me precedentet qe jane rikthyer serish ne kete burg, drejtori i ketij institucioni tha se, "pas amnistise se vitit 2007 ka pasur edhe raste qe jane rikthyer, pasi kane kryer serish krime".
Edhe te burgosurit shprehin talentet
Ne biblioteken e burgut, e mbushur me poezi e piktura te personave qe vuajne denimin, nje grup adoleshentesh performuan dje dy etyde, me tematike nga krimet qe ata kane kryer. Disa prej tyre mund te thuhet se kane talent artistik, por ky talent eshte "mbytur" nen peshen e rende te krimit, qe nuk dihet nese do te marre fund, edhe me lirimin e tyre. Teksa ata merrnin disa duartrokitje, jashte portes qendronin ne pritje prinder dhe te aferm, ngarkuar me canta me ushqime e sende te domosdoshme. Shpresa qe kushtet ne burgun qe pritet te hapet se shpejti ne Kavaje te jene me optimale, eshte e dukshme te keta adoleshente, qe kane kerkesa dhe nevoja ne perputhje me moshen dhe zhvillimin e tyre psikologjik. "Te gjithe gabojne ne jete, por keta te mitur nuk duhet ta vuajne gabimin per te gjithe jeten, mjafton koha e heqjes se lirise per ta shlyer ate", tha zv/drejtori i pergjithshem i burgjeve, Lulzim Kodra.
Jezus i dashur i shpirtit tim
Me ler ne gjirin tend te fluturoj
kur ujerat perplasen me nxitim
kur shtrengata ende te vazhdoje
Me streho o shpetimtari im, me streho
derisa stuhia e jetes te marre fund
te sigurt ne stuhi me drejto
oh, merre shpirtin tim me ne fund
Strehim tjeter une s'kam
shpirti i pandihme varet tek ti
mos me ler vetem keshtu si jam
por mbeshtetme, me jep rehati
Tere besimi im te ti qendron
gjithe ndihma nga ti me vjen
koken pa mburoje ti ma mbulon
dhe hija e krahut tend gjithmone me gjen
Autori: Franci Risto (i denuar)
Flasin te miturit
E. N, 18 vjec "Kur te dal, do me kapin me droge"
Per cfare krimi je denuar?
Jam denuar per vjedhje me dhune, me pasoje vdekjen, me 11 vjet heqje lirie, kam edhe 6 vjet per te bere.
Je bere pishman per ate qe ke kryer?
Jo
A vijne te vizitojne prinderit?
Me vizitojne here pas here.
Po ty a te kane lene te dalesh ndonjehere?
Jo, nuk me kane dhene leje.
Cfare do besh kur te dalesh?
Cfare te bej? Rrezik me kapin me ndonje rruge droge ne kufi.
Po shkollen e ke lene?
Jo, shkollen e kam vazhduar, jam ne vitin e trete gjimnaz ne shkollen e Yzberishtit.
Ka ndonje kerkese qe do ta shprehesh sot?
Dua qe kur te miturit te transferohen ne burgun e Kavajes, te transferohem edhe une, pasi e kam marre denimin ne moshe minorene.
F. K, 14 vjec
Per cfare je denuar?
Per vjedhje, nuk eshte hera e pare qe me kapin.
Nga cili qytet je?
Une jam nga Laci, por banoj ne Fushe-Kruje.
Ketu te kane mbajtur perhere?
Jo, pak dite kam qe kam ardhur ketu, sepse kam qene te burgu 313.
Me cfare merresh ketu ne burg, a gjen kohe per te lexuar?
Jo, nuk lexoj, tani kam ardhur e nuk jam ambientuar akoma.
Me sa persona qendron ne dhome?
Jemi gjashte veta ne nje dhome te vogel.
Si eshte ushqimi ne burg?
Hajt mo, jo si ne shtepi, normal.
V. V, 16 vjec "Me duheshin leket, s'kisha ku t'i gjeja"
Perse je denuar?
Jam denuar per grabitje me arme me 6 vjet heqje lirie. Deri tani kam vuajtur thuajse gjysmen e denimit?
Ku ka ndodhur grabitja dhe cfare arme ke perdorur?
Ne kufirin e Greqise me Saranden. Kisha me vete nje kallashnikov.
Je bere pishman?
Jam bere, por me duheshin leket e nuk kisha ku t'i gjeja.
Perse te duheshin, kishte nevoja te ngutshme familja?
Jo per familjen, me duheshin per vete, per te dale ne kafe me shoket etj.
Ketu te kane sjelle qe ne fillim?
Jo, me pare kam qene ne burgun e Bences.
Me cfare mendon te merresh kur te dalesh nga burgu?
Nuk e di, te shohim, nuk e mendoj tani kete.