"Pirro" sekuestron 2 kg heroine, 4 të arrestuar
Policia sekuestron 2 kg heroinë dhe 4 kg përzierës dhe arreston të dyshuarit si trafikantë të lëndës narkotike. Operacioni u kodua “Pirro” dhe u zhvillua dje paradite në Ishull Shëngjin të Lezhës.
LEZHE- Operacioni i policisë i koduar “Pirro” sekuestroi 2. 15 kilogram lëndë narkotike e llojit heroinë si dhe 4 kilogram pluhur të dyshuar përzjerës të lendës narkotike. Operacioni i ndërmarrë nga Drejtoria Kundër krimit të Organizuar në bashkëpunim me Prokurorin e Krimeve të Rënda u krye dje paradite në Ishull Shëngjin të Lezhës, ndërsa lajmi u bë publik sot nga Policia e Shtetit.
Policia vuri në pranga Pellumb Jakupin i datelindjes 07.11.1958, lindur dhe banues ne Fier, Angjelin Ujka, i datëlindjes 29.09.1958, lindur dhe banues në Shkodër, Agim Kashari, i datëlindjes 08.06.1962, lindur ne Patos, Fier dhe banues në Koplik, të Shkodrës dhe Arbri Jakupin, i datëlindjes 11.08.1985, lindur e banues në Fier.
Ndalimi i tyre u bë vendin quajtur fshati Ishull-Shëngjin, Lezhë, në afërsi të rotondos. “Gjatë kontrollit të automjetit tip Mercedes Benc me targë MA 2171 B, u gjenden të fshehura në pjesën e bagazhit të tij 4 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroine, me peshë prej 2 kg e 15 gr dhe një sasi prej 4 kg pluhur të dyshuar përzjerës të lendës narkotike”- thuhet në njoftimin për shtyp të policisë. Me cilësine e provës materiale policia sekuestroi lëndën narkotike, një pistoletë me silenciator tip beretë, 8 copë fishekë, një automjet, dhe 7 aparate celular. Ndaj këtyre shtetasve rëndon akuza e “Trafikimit të lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për Krime të Rënda në Tiranë për veprime të metejshme.
(s.g/BalkanWeb)