E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galiani: Murinjo ka te drejte qe ironizon

Adriano Galliani, foli per derbin e radhes ne Seria A, duke bere edhe autokritike. Adriano Galiani eshte shprehur i shqetesuar per rezultatet negative, qe jane arritur kohet fundit me ekipe te vogla te Seria A. Sipas tij, rezultatet zhgenjyese kane sjelle edhe distance ne krye, mes Interit dhe Milanit, cka i jep te drejte trajnerit te Interit te shprehet ironik, ndaj rivalit historik. Galiani thote se para derbit duhet te flase me lojtaret dhe me stafin teknik, qe te jene te motivuar per kthesen e duhur, qe objektivi te mos cenohet. Ironine e Murinjos e argumentoi si nje avantazh per trajnerin portugez, para ndeshjes derbi: "Trajneri i Interit vazhdon te shfaqet simpatik dhe thote vetem te verteten. Bravo Bekam, bravo Pato, bravo Milan, por ne renditje Milani eshte 8 pike pas Interit."


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›