"Prokuroria s'ka prova te reja per Mediun"

Redinalda Caushaj
Tirane- Avokati mbrojtes i ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka akuzuar prokurorine per mungese te provave ne lidhje me klientin e tij. Menjehere pas komunikimit te akuzes, mbrojtesi Ardian Visha ka theksuar se prokuroria nuk ka asnje prove te re, pervec atyre te derguara ne Parlament, ne kerkesen e heqjes se imunitetit.
Deklarata
"Gjykoj qe produkti procedural i hetimit nje vjecar te prokurorise ne konceptin tone si mbrojtje, eshte se nuk ka asgje te re nga kerkesa paraprake e prokurorise, per heqjen e imunitetit te z.Fatmir Mediu ne Parlament", ka theksuar avokati Ardian Visha, pas komunikimit te akuzes se "shperdorimit te detyres", nga ana e grupit hetimor te tragjedise se Gerdecit, mesditen e djeshme. Mbrojtesi argumentoi se akuza ka vene ne dukje vetem nje fakt, te cilin e kishte bere te ditur publikisht vete Mediu, i cili kishte lidhje me shmangien e forcave ushtarake nga procesi i demontimit ne Gerdec. "Sot ky qendrim i prokurorise eshte i ndryshuar dhe ky eshte i vetmi ndryshim, qe eshte mes aktit te njoftimit te akuzes dhe kerkeses paraprake te bere ne Parlament, per heqjen e imunitetit. Kjo kishte te bente ekskluzivisht me interesat e klientit te mbrojtur prej meje, por do ndalesha dhe ne ato interesa te tjera, qe prekin te tjere njerez, pikerisht kategorine e njerezve qe sot preken ne menyre te organizuar nga Prokuroria e Pergjithshme. Pikerisht, ky atribuim i organizuar kolektiv dhe i organizuar ne aspektin e prezences tuaj ketu, gjithsesi juve ju falenderoj, ka te beje me ate c'ka une do e konsideroja si indicie e manjilitetit te organit te prokurorise, ne kete veprimtari procedurale ndaj klientit tim dhe pse jo dhe te tjereve.", tha me tej Visha. Ai sqaroi nga ana profesionale e tij, edhe si ish prokuror qe pervec akuzes se shperdorimit te detyres, e cila eshte per nje kategori te caktuar njerezish, hetimet ngjasojne njesoj si te ndertosh dy objekte simbol te kryeqytetit tone, te ndertosh 15-kateshin e Tiranes mbi themelet qe kishim.
Akuza
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, eshte paraqitur dje ne Prokurorine e Pergjithshme ne oren 13:10, me automjetin fuoristrade, tip "Honday" ngjyre te zeza, me targa TR 3655 P. Nderkohe qe jashte ambienteve te organit qendror te akuzes, qendronte nje tjeter mjet tip "Mecedez", me ngjyre te zeze me traga TR 9462 N, mjet me te cilin Mediu eshte paraqitur ne prokurori, kur eshte marre ne pyetje nga organi i akuzes. Ish-ministri ka qendruar ne prokurori rreth 30 minuta. Mesohet se atij i eshte komunikuar akuza e "shperdorimit te detyres" nga ana e prokurorit Sokol Stojani, i cili po drejton hetimet per tragjedine e 15 marsit. Ora shenonte 14:00 kur ish-ministri eshte larguar nga organi i akuzes.