Hungaria, pro aplikimit per ne BE

Hungaria eshte radhitur ne grupin e vendeve qe mbeshtesin aplikimin e Shqiperise si vend kandidat, per ne Bashkimin Evropian. Fakti eshte konfirmuar gjate vizites qe zhvilloi atje ministri i Puneve te Jashtme Lulzim Basha. Takimi me homologen Kinga Goncz sherbeu per te konfirmuar dhe nje tjeter angazhim te qeverise hungareze. Te mbeshtese procesin e liberalizimit te vizave Shqiperi - BE. Gjithcka u be e ditur ne nje konference te perbashket per shtyp te kryediplomates hungareze, me ministrin Basha.
"Ne vleresojme shume rolin e Shqiperise ne proceset stabilizuese, ne rajonin e Ballkanit Perendimor, duke qene njekohesish te bindur qe ky eshte nje pozicion shume delikat. Jane bere hapa shume serioze te Shqiperise per afrimin e saj me Bashkimin Evropian dhe Hungaria mbeshtet plotesisht Shqiperine, ne aplikimin e saj per statusin e vendit kandidat ne BE. Theksoj edhe nje here mbeshtetjen e Hungarise per Shqiperine ne cuarjen perpara te ketyre proceseve. Gjithashtu do te cojme perpara nivelin e bashkepunimit tregtar me Shqiperine, pasi Shqiperia demonstron nje stabilitet shume te qarte ekonomik me gjithe krizen boterore", ka deklaruar ministrja e Jashtme hungareze, Kinga Goncz . Hungaria eshte vendi i pare qe ratifikoi Protokollin e Anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Nje fakt qe ministri Basha, e permendi per te falenderuar autoritetet e larta hungareze per mbeshtetjen. Konferenca per shtyp pasoi nje sere takimesh te rendesishme ku ministri Basha, beri nje ekspoze te reformave qe ka ndermarre Shqiperia duke u ndalur ne vecanti tek reforma ekonomike, elektorale dhe ajo ne sistemin e drejtesise. Dy ministrat shprehen vullnetin e qeverive, per te thelluar dhe me tej bashkepunimin ekonomik. Ministrja Goncz pohoi se me gjithe krizen aktuale ekonomike, ekzistojne mundesite qe biznesi hungarez te jete me aktiv ne gjetjen e tregjeve te reja, ku Shqiperia, padyshim, qe ofron mundesi te shumta. Ministri Basha e siguroi homologen e tij mbi angazhimin e pales shqiptare, per te mbeshtetur fuqimisht projektet e biznesit hungarez ne Shqiperi. Ne kete funksion dy ministrave te Jashtem, perfaqesuesit e Dhomave respektive te Tregtise si dhe Agjencia Hungareze per Mbrojtjen dhe Nxitjen e Investimeve nenshkruan nje Memorandum Bashkepunimi, i cili do t'i jape nje nxitje te metejshme bashkepunimit ekonomik midis dy vendeve. Gjate qendrimit te tij ne Budapest, ministri Basha pati nje takim edhe me kryetaren e Asamblese Kombetare te Hungarise, si zhvilloi nje vizite ne Universitetin e Evropes Qendrore ne Budapest. S.P