Ditmar Bicaj nënshkruan me Belasica Petriç

Nga Bullgaria, Erisk Karagjozi
Ditmar Bicaj është emri më i ri që i shtohet listës së shqiptarëve që luajnë në Bullgari. Mbrojtësi gjigant (1.93 m), i cili ka qenë pjesë e kampiones së Shqipërisë, Dinamo, do të jetë pjesë e Belasica Petric, klubi i Kategorisë Superiore në Bullgari, duke u bërë lojtari i dytë shqiptar në këtë klub.
Në janar të këtij viti me këtë skuadër u bashkua edhe Klodian Semina, një tjetër lojtar i përfaqësueses U-19.
19-vjecari, djali i trajnerit të njohur shqiptar Vasil Bici, nuk do të kalojë një periudhë prove me Belasicën, por do të nënshkruajë menjëherë kontratën me skuadrën nga Petric.
Në Bullgari aktualisht luan edhe Enco Malindi me Slavian e Sofjs, ndërkohë që Mensur Kurtishi nënshkroi para disa ditësh me CSKA-në e Sofjes.