E Shtunë, 31 Tetor 2026

Omonia humb, Klod Duro më i miri

Edhe pse Omonia e Qipros humbi 1-0 miqësoren me skuadrën serbe Vojvodina, mesfushori i Kombëtares shqiptare, Klodian Duro, ishte më i miri për ekipin qipriot. "Καλύτερος παίκτης των "πρασίνων" στο πρώτο μέρος ο Αλβανός μέσος Κλόντιαν Ντούρο" (Lojtari më i mirë i jeshileve në pjesën e parë ishte mesfushori shqiptar Klodian Duro), -shkruante portali qipriot, kerkida.net. Duro u zëvëndësua në fund të pjesës së dytë, përpara se Vojvodina të shënonte golin e vetëm të takimit në minutën e 85-të.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›