E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja, favoritja e basteve: 2.3 me 3.1

Kur ka mbetur vetëm ndeshja finale për tu zhvilluar në Kampionatin Europian, ajo Gjermani-Spanjë, bukmejkersat kanë bëtë edhe një verifikim të parashikimeve në fillim të turneut. Tashmë është Spanja e Luis Aragonesit, ajo që vlerësohet si favorite për të fituar Kampionatin e 13-të Europian. Gjermania ka lënë pak dyshime në paraqitjet e saj (humbi 1-2 me Kroacinë në grup ), pavarësisht se mundi bindshëm Portugalinë (3-2) në cerekfinale (ndeshja më e mirë).
Gjithsesi, në gjysmëfinale kundër Turqisë (3-2) sërish shfaqi shenja të një ekipi jo kompakt. Nga ana tjetër, Spanja me fitoren e dytë ndaj Rusisë (4-1, e para; 3-0 e dyta) ka treguar se është ekipi më solid i Euro 2008-s. Vetëm kundër Italisë (0-0) në cerkefinale, "Furia Roja" (Furia e kuqë), nuk arriti të realizojë gol, pasi në pesë të tjerat ka realizuar në total 11 gola (më shumë se cilido ekip tjetër), ndërsa Gjermania 10 gola (po aq sa Holanda e eleminuar në cerekfinale).
Gjermania, e njohur për mbrojtjen e saj të hekurt, me përjshtim të ndeshjes me Portugalinë, ka treguar pasiguri, aq më tepër kur portieri 38-vjecar Jens Lehman nuk ka bërë në figurë të mirë në pesë ndeshjet e para. Përkundrazi, mbrotja spanjolle, që konsiderohej pika më e dobët e formacionit të Luis Aragonesit është treguar me e sigurt: 3 gola të pësuar dhe vetëm pak rreziqe. Kjo edhe për faktin se ka në portë, një portier të madh si Iker Kazijas.
Spanja fitoi në mënyrë të pabesueshme 3-0 kundër një Rusie shumë të zbehtë, duke siguruar për herë të tretë një finale në Kampionatet Europiane pas atyre në vitin 1964 (fituese), në vitin 1984 (humbi me Francën) dhe kjo e Euro 2008, ndërkohë që Gjermania është tre hërë fituese e Europianëve: 1972, 1980 dhe 1996, por në finalen e gjashtë në Europë. Në vitin 1972 Gjermania fitoi 3-0 kundër Bashkimit Sovjetik, në vitin 1976 humbi me penallti kundër Cekosllavakis dhe në vitin 1980 fitoi me Belgjikën 2-1. Në vitin 1992 u ndëshkua nga Danimarka 2-0, por katër vjet më pas në vitin 1996 fitoi me "golin e artë" të Oliver Birhofit. Në edicionet 2000 dhe 2004 nuk fitoi qoftë dhe një ndeshje dhe u eliminua në fazën e grupeve.
Kompanitë e basteve e shikojnë në plan të dytë fitoren e Gjermanisë, duke e kuotuar me 3.1, po aq sa barazimi (3.1), ndërkohë që fitorja e Spanjës ka koeficientin 2.3.
Golashenuesit
David Vija, golashënuesi më i mirë aktual i turneut (4 gola) pritet të mos luajë kundër Gjermanisë, që në gjirin e saj, Lukas Podolskin (3 gola), por që nëse arrin të shënojë dy gola kundër Spanjës, mund të fitojë "Këpucën e artë", teksa një i vetëm mund t'i mjaftonte për ta ndarë atë me sulmuesin e Vijarealit. Gjithsesi, kompanitë e basteve paguajnë 1.3 për Vijën si golashënuesin më të mirë, ndërsa 4.5 për Lukas Podolskin. Kloze e Balak janë shumë larg: respektivisht në kuotat 19 e 26.
Bastet janë venë edhe për rezultatet në kokë: 1-1 paguhet me koeficientin 6.5, 0-1 për Spanjën me 7.50

Bastet: 1 x 2
Gjermania 3.1
Barazimi 3.1
Spanja 2.3
Rezultati i saktë
1-1: 6.5
0-1: 7.5
1-2: 10
2-1: 13
Golashënuesi më i mirë i Euro 2008-s
Vija: 1.3
Podolski: 4.5
Kloze: 19
Balak: 26
Tjetër: 17

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›