E Diel, 1 Nëntor 2026

Ditzi Bushati dhe i biri i Saemira Pinos, pranojnë edhe manipulimin me raportin e supozuar për kartat e identitetit

“Saktësojnë” se konkluzionet dhe rekomandimet e raportit nuk janë të autor-it/ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit. 

Lëvizja Evropiane në Shqipëri” (“European Movement in Albania” - EMA), një OJF e ngritur dhe drejtuar prej kandidatit për deputet të PS-ës, Ditmri Bushati dhe që i është lënë në përdorim Geldis Gjipalit, të birit të Saemira Pinos, anëtares së kryesisë së PS-ës, dje, menjëherë pas konferencës për shtyp të ambasadorit amerikan John Withers, u detyrua të “korrigjojë” autorësinë e një raporti për procesin e shpërndarjes së kartave të identitetit, duke i hequr “të drejtën e autorësisë”, ambasadës amerikane, apo e dhe Departamentit të Shtetit.

Nëpërmjet një “saktësimi” të shpërndarë dje për mediat EMA, bëri të ditur se, “ky raport është mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it/ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit”. 

Ndërkohë, jo më larg se dita e publikimit të këtij raporti, saktësisht në 3 qershor 2009, EMA “e shiti” këtë raport të përgatitur në bashkautorësi me Ambasadën e SHBA në Shqipëri. 

Nëpërmjet këtij raporti, Gledis Gjipali, i biri i Saemira Pinos, nën emrin e OJF-ës së Ditmir Bushatit publikoi raportin spekulativ të radhës, duke përforcuar “shqetësimet” e përsëritura të selisë rozë për procesin e pajisjes me karta identiteti. Sjellja më e fundit e kandidatit të PS-ës për Qarkun e Tiranës, Ditmir Bushati, nuk ishte asgjë më shumë se keqpërdorimi i radhës i organizmave joqeveritare ku ai ka punuar deri në momentin e futjes në listat e selisë rozë në funksion të linjës së kryesocialistit Edi Rama për të nxirë sa te jetë e mundur procesin e pajisjes së qytetarëve shqiptarë me kartat elektronike të identitetit. 

Ndërsa disa ditë më parë ka qenë një tjetër OJQ që spekuloi mbi raportin e Komisionit Evropian për sa i përket përmbushjes së standardeve për liberalizimin e vizave, disa ditë më parë ka qenë Lëvizja Evropiane, e drejtuar prej Ditmir Bushatit, ajo që duke paraqitur “Monitorimin e procesit të pajisjes së qytetarëve me letërnjoftimin elektronik”, këtë herë duke abuzuar edhe me “dashamirësinë financiare” të Ambasadës amerikane në Tiranë, nxori një sërë pretendimesh duke zmadhuar të gjitha pretendimet e njëpasnjëshme të PS-së. 


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›