E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Janë rritur 10 herë investimet, krahasuar me 4 vite më parë

Kryeministri inauguron në komunën Synej disa vepra publike

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje një vizitë në komunën Synej, ku fillimisht u ndal në fshatin Bogo dhe inauguroi përfundimin e punimeve të sistemim asfaltimit të rrugës që lidh këtë fshat me Peqinajn dhe Synejin. Rruga me gjatësi 5.6 kilometër dhe me vlerë 50 milionë lekë lehtëson daljen në bregdet të fshatrave të kësaj komune.

Më pas, kryeministri Berisha inauguroi ujësjellësin e komunës Synej, i cili furnizon me 24 orë ujë të cilësisë shumë të mirë 7 mijë banorë të kësaj zone, si dhe bulevardin e kësaj komune, me vlerë 38 milionë lekë. Investimet në komunën Synej janë dhjetëfishuar në krahasim me katër vite më parë. Ndër të tjera, në këtë komunë gjatë këtyre katër viteve janë asfaltuar 20 kilometër rrugë, ku përfshihen 9 rrugë rurale dhe bulevardi kryesor.

Në vazhdim, kryeministri Berisha zhvilloi dhe një takim me banorë të komunës Synej, iu deklaroi se në këtë komunë janë rritur dhjetë herë investimet, krahasuar me katër vite më parë. 

Gjatë fjalës së tij kryeministri Berisha ka theksuar se zgjedhjet e 28 qershorit janë shumë të rëndësishme pasi tashmë Shqipëria është anëtare e NATO-s, ka bërë kërkesën për në Bashkimin Evropian dhe asnjë herë më shumë se tani, nuk ka pasur një mbështetje kaq të madhe. Kreu i qeverisë ka shtuar se zgjedhjet e 28 qershorit janë më modernet, pasi Shqipëria po shkon në votime me kartat më të reja në botë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›