E Diel, 1 Nëntor 2026

Engëll: Me bojkot në Shqipëri, kërcënon ajo parti që do të humbë zgjedhjet

Kongresmeni amerikan Eliot Engëll vuri theksin në tentativat e PS-së për gjetjen e arsyeve që mund të justifikojnë bojkotimin e zgjedhjeve pas konstatimit të humbjes. Qëndrimin e tij, kongresmeni Engëll e shprehu të enjten në Komisionin për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, ku u organizua një seancë në mjediset e Kongresit amerikan ku u diskutua për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri.

“Një nga çështjet që më shqetëson është se përpara se PD dhe PS të nisnin debatet për çështjen e kartave të identitetit, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama kërcënoi me bojkot të zgjedhjeve. Bojkoti ka ndodhur dhe njëherë më parë dhe unë besoj se nëse një parti ndjen se do të humbasë zgjedhjet, ajo thotë se do ti bojkotojë ato dhe më pas vjen me të gjitha këto arsye se përse po bojkoton duke thënë se kushtet janë të padrejta. Por nuk është domosdoshmërisht kjo arsyeja e humbjes, mund të bojkotosh dhe të thuash se kushtet ishin të padrejta”, u shpreh kongresmeni Engel duke uruar që të mos ketë bojkot. 

Ai shprehu besimin se kushtet do të jenë të drejta për secilën palë ndërsa theksoi se në çdo proces zgjedhor ka vështirësi që duhet të tejkalohen. 

“Nisur nga ajo që kam parë dhe nga raportet e ambasadës dhe të monitoruesve duket se do të ketë zgjedhje të lirta dhe të ndershme”, vijoi më tej kongresmeni amerikan


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›