Divat e Cellos ne Shkoder
Me daten 10 nentor diten e merkure ish-studentet me te mire te profesorit te madh Ymer Skenderi krijuesit te klase se violincelit ne Shqiperi luajten nje koncert ne hollin e teatrit Migjeni Shkoder.
Koncerti u organizua kushtuar vepres dhe figures se prof. Skenderit.
Per gati me shume se nje ore Astrit Selita Aristidh Prosi Kujtim Vorpsi Dorina Laro Gezim Belegu Moni Kurici Loreta Mema Martin Kushi sot pedagoge dhe instrumentiste te njohur te skenave shqiptare me zerin e instrumentit qe eshte si Cornoja me afer qenies njerezore me tingullin e tij e shndriten hollin e teatrit mitik te Shkodres se kultures. Programi ishte konceptuar ne tri pjese ku instrumentistet ne ansambel promovuan vlerat universale te ketij instrumenti te magjishem dhe nivelin e tyre te larte intelektual dhe muzikor. Skenderi ishte ne themeluesit e muzikes se dhomes ne Shqiperi. Ne kete kontekst instrumentistet virtuoze me te miret ne vendin tone ne kete instrument u perpoqen te performonin idete e tyre ne lojen ne ansambel. Me nje intonacion te perkryer loje me nje tingull te vertete violinceli Divat e ketij instrumenti magjik komunikuan me publikun me nje nivel te larte te qytetit te Shkodres. Ansambli tingellonte si nje violincel i vertete. Kultura e larte e te renit te instrumentit dhe virtuozizmi elitar i elites tingelloi ne unison me filozofine e violincelit Prosi muzikantin e mrekullueshem dhe potent Vorpsi talentin e famshem per muziken bashkekohore te Kuricit profesionalizmin e Belegut dhe me lojen me nivel te larte te Laros Memes dhe Kushit.
Instrumentistet e violincelit krahas komunikimit me publikun nepermjet artit te tyre komunikonin edhe me njeri-tjetrin nepermjet nje loje profesionale me nivel te larte artistik.
Programi ishe konceptuar ne nje forme komunikative me publikun me autoret e medhenj si Gerzhvin Lobos Bernstain qe e ka dashuruar violincelin Bach Popper Lotta Bardon dhe me kenge te Beatles Besame Mucho te Carlos te cilat jane shume te njohura per publikun tone te te gjitha niveleve.
Por ajo qe mund te konsiderohet kremi i koncertit ishte kengetarja Jennifer Nicole Kona Mezzosoprano qe me nje anglishte te perkryer dhe tekniken e zerit me nivel te larte arriti ta magjepste publikun e pranishem. Jennifer i ishte bashkengjitur ansamblit te violincelave duke u kthyer ne violincelin e 9-te me nje teknike te larte te kenduari performace moderne nje teater muzikor i koheve tona dhe me nje sharm personal qe perfaqesonte nje figure tipike njerezore artisteje moderne. Nisma e ketij aktiviteti kushtuar Skenderit te madh me rikujtoi violincelistet e medhenj shqiptare si Muharrem Denisi Gjergj Antoniu Gjovalin Lazri Hajredin Hoxha Renato Ripa etj.
Artikullin tim per koncertin e ansamblit te violincelave ne Shkoder dhe lojen dinjitoze te instrumentisteve dhe kengetares brilante po e perfundoj me disa rreshta te gjetur diku per figuren e Ymer Skenderit dhe femijeve te tij.
Ymer Arben dhe Klodiana. Tre emra per nje ide. Tre breza per nje enderr te heshtur. Nje premtim i mbajtur dhe nje vizion per muziken kontemporane. Pasion pune talent dhe ndoshta nje thirrje nga nje emer i madh ne muziken instrumentale shqiptare. Nen emrin e familjes Skenderi bashkohet jo rastesisht fillesa e krijimit te muzikes se dhomes ne Shqiperi. Violinisti Ibrahim Madhi e violincelisti Ymer Skenderi vazhdues te shkolles italo-franceze vec formimit te nje klase instrumentale mjaft cilesore vendosen bazat e muzikes se dhomes duke e lsquoveshur instrumentistin me nje sensibilitet e muzikalitet njerezor.