Te shesim tre mije vjetet tane

Paraprihet viti 2012 100 vjetori i pavarsise se vendit eshte shpallur dje edhe nga kryeministri si ditelindje e re per Shqiperine duke u shoqeruar me vitin e promovimit te marketingut te pasurise sone kulturore ne tregun boteror. Per here te pare strategjia e zhvillimit te Shqiperise kthen syte nga trashegimia kulturore dhe shpirterore duke u hartuar nje studim dhe plan veprimi per zhvillimin e turizmit. Rijetezimi i monumenteve te kultures eshte shpresa e fundit per ti shpetuar rrenimit
Prej 20 vitesh ne perpjekje per te pare prioritetet e zhvillimit te Shqiperine ne menyrat me qesharake here si vend bujqesor here si blegtoral here si industrial politika ka deshtuar Cila do te ishte fytyra jone perballe kultures se tjetrit Per turizmin kishte shume dilema por se do ti sherbente politikes trashegimia kulturore per ta percaktuar si strategjine numer nje ne zhvillimin e vendit kjo ishte shperfillur krejtesisht. Nje pasuri dhe histori e trasheguar per me shume se tre mije vjet e lidhim kete me vjetersine e Beratit e me fortifikimet ne Shqiperi
Me ne fund na thote nje prej specialisteve me aktive te trashegimise dhe mbrojtjes se saj shteti dhe politika po vendosin ne plan te pare pasurine kulturore qe kemi Por nje konference e djeshme - e organizuar nga Ministria e Kultures me parnine e Kryeministrit te Shqiperise Sali Berisha - per hedhjen ne treg nderkombetar te trashegimise kulturore nese mbetet ne organizime panoramike do te deshtoje. Strategjia e promovuar dje per marketingun kulturor kombetar duhet te marre forme te prere me vendim qeverie. Ne te kunderten specialistet e trashegimise materiale e shpirterore thone se pasuria qe kemi do te shkaterrohet dhe nuk mund te shpresohet per rijetezimin e tyre. Kjo eshte ana me konspirative se si njerezit e monumenteve e shohin ate qe u quajt dje nga zyrtaret e politikes ne pushtet dokumenti i politikave te marketimit kulturor te Shqiperise.
Nderkohe ministri i Kultures Ferdinand Xhaferaj ne prezantimin e ketij dokumenti te pajisur me nje plan veprimi dyvjecar ka deklaruar paketen e destinacioneve te gatshme te perzgjedhura nder 130 destinacione turistike te shqyrtuara paraprakisht ne bashkepunim me eksperte te MTKRS-se dhe Institutin e Monumenteve te Kultures.
Ky dokument propozon me bindje te plote qe Shkodra Lezha Kruja Tirana Durres Apolonia Korca Berati Gjirokastra dhe Saranda mund te konsiderohen si destinacionet primare te turizmit kulturor ne Shqiperi. Para mediave kjo eshte prezantuar si studim strategjik i marketingut kulturor qe ka per qellim ta shfaqe Shqiperine neper bote si nje vend me pasuri te trashegimise kulturore te padiskutueshme.
Por ne paranteze te ketij studimi duhet thene se per specialistet e monumenteve vemendja e politikes mbi trashegimine duhet te shoqerohet edhe me investimin. Kur dihet se ne shume vende te Shqiperise evidentimi nuk kryen gjithcka perballe pasojes dhe rrezikut qe e kane ne dere monumentet sidomos ato qe jane te shpallura si me nevoje emergjente per nderhyrje. Ndersa mburrja shkon per monumentet dhe pasurine kulturore e shpirterore qe kemi ndonje situate reale se ne cfare gjendjeje ndodhen nuk u konsiderua ne diten e djeshme te konferences. Megjithate perballe aspirates se shtetit per ta kthyer ne qender te vemendjes trashegimine kulturore ka nje pergjigje pozitive qe i takon jo vetem intensitetit por dhe dinamizmit te pasurise sone. Kjo si duket u ka dhene dore shtetareve qe te ndertojne edhe konceptin Vizitoni Shqiperine 2012 me qellim te promovojne vendin si destinacion turistik ne te gjithe boten dhe ta shfaqe Shqiperine si nje vend me nje imazh shume terheqes nje destinacion mikprites per turizmin qe orientohet sidomos nga vlerat kulturore dhe natyrore. Ku mbeshtetet gjithe ky entuziazem i politikes per te marketuar ne bote pasurine kulturore Realiteti i sotem ajo qe e konsiderojne me entuziaste ofron tri qendra te trashegimise boterore te listuar ne UNESCO nje trashegimi jashtezakonisht e pasur e kultures shpirterore isopolifonia ne UNESCO ka dhe nje kerkese per eposin e kreshnikeve cfare habit te huajt ne bashkejetesen e shqiptareve eshte lidhja ekzemplare kulturore ndermjet besimeve fetare ose ndryshe paraqitur si nje kuriozitet turistik per te huajt muret bizantine gjurme te qyteterimit romak dhe qyteterimeve te tjera etjhellip por specialistet e trashegimise te paren permendin kemi edhe nje gastronomi te persosur Por jemi dhe shume mikprites me te huajt
Hedhja ne slide shoe e ketij dokumenti si projektim i imazhit nderkombetar
Se sa vend i pasur dhe me asete kulturore eshte Shqiperia - sigurisht eshte prezantuar si nje nga qellimet e dokumentit politik te marketimit kulturor. Te tjera duken si fjale te radhes qofte per interesin dhe deshiren qe duhet tu nxitet popullates se huaj per te vizituar Shqiperine apo rritjen e turizmit nga tregjet prioritare apo permiresimin e turizmit sezonal dhe rajonal duke promovuar evente dhe atraksione kulturore.
Te gjitha keto deshmojne per pikat e takimit ndermjet popujve dhe civilizimeve dhe per nje histori te pasur kulturore e cila ka evoluar pergjate me shume se tre mijevjecareve - ka thene ministri Xhaferaj ne fjalen e tij.
Kete konference ka shfrytezuar edhe kryeministri Sali Berisha i ftuar dje ne takim per te shoqeruar promovimin e trashegimise kulturore me ngjarjen qe pritet te shenoje 100 vjetorin e pavarsise se Shqiperise qe na njeh po kaq vite shtet. Kryeministri e ka cilesuar ditelindje e re kete pervjetor.
Pasi ka bere falenderimet mikpritese per te gjithe kontribuuesit e huaj OKB-ne PNUD-in UNESCO-n si dhe per mbreterine e Spanjes qe financuan kete konference dhe programin per tregun e trashegimise sone kryeministri tha Shqiperia eshte ne harte nje vend i vogel por ne gjirin e saj ne muret rrenojat e keshtjellave te saj gjinden gjuhet librat e te gjitha qyteterimeve. Eumlshte e shkruar memoria e te gjitha koherave parakristiane paraneolitit neolitit bizantine islamike e me radhe. Rralle veshtire qe te gjendet nje siperfaqe e vogel me pasuri kaq te medha kulturore sa ceshte ky vend dhe ne vetedijen tone te shumta jane per tu zbuluar sepse keto qe ne kemi sot keto qe ne dime sot jane vetem maja e ajsbergut e atyre thesareve te medha te trashegimise se njerezimit qe fshihen ne kete toke. Pozicioni gjeografik dhe fati e beri kete qe te kryqezohen dhe te shpresohen te bashkejetojne dhe te perplasen pothuajse te gjitha qyteterimet nga fillimi i tyre dhe deri me sot. Ne fakt ashtu sic e tha dhe kryeministri kjo trashegimi eshte e vetmja qe mund te na beje krenare dhe nese nuk rijetezohet eshte po e vetmja qe do na zhveshe nga cdo identitet dhe afermendsh jo vetem nuk do kemi cfare te shesim por as te jemi me mikprites Se Shqiperia eshte bere nje vend terheqes per te huajt sa i takon turizmit ka arsye ta quaje mburrje ministri pasi vetem pak dite me pare nje nga revistat me prestigjioze per guide turistike se ciles i referohen ne Amerike dhe Evrope pra revista Lonely Planet ka renditur Shqiperine si nder 10 destinacionet turistike nderkombetare per tu vizituar ne 2011-n. Pak dite me vone gazeta e mirenjohur italiane La Repubblica dhe ajo gjermane Bild konfirmuan te njejtin mesazh. Me pare gjate ketij viti gazeta te njohura si Corriere Della Sera The Guardian Helium USA Today Nee York Times por edhe revista e mirenjohur National Geographic kane shkruar artikujt e tyre per Shqiperine turistike. Fatmiresisht ne mund te presim jo 3 por edhe 15 milion ne vit sepse ne kemi vertet nje trashegimi te madhe kulturore per tu treguar atyre kemi dhe po ndertojme nje infrastrukture moderne per te lehtesuar aksesin ne te gjitha keto vendndodhje te qyteteve qytezave tumave dhe keshtjellave te qyteterimit kemi njekohesisht dhe ate praktike ate pasuri te madhe shpirterore qe eshte mikpritja. Ne te gjitha shkrimet qe nuk jane te pakta tani jane te shumta dhe jane te gjitha spontane jane jo te programuara nga ne dhe shpresoj qe ne kuader te kesaj strategjie ne do te arrijme shume me teper te shkruajme dhe te paraqesim potencialet tona por ne te gjitha keto shkrime spikat vleresimi qe vizitoret i bejne mikpritjes shqiptare ka garantuar me entuziasem kryeministri yne.
Tani mbetet vetem vullneti politik per te shnderruar kete strategji ne vendim zyrtar te prere per trashegimine kulturore qe per fat a rastesisht qelloi te kishte vemendjen e qeverise duke e perdorur kthimin e Shqiperise ne nje destinacion te preferuar turistik.