Diveroli mashtroi Kongresin, e-mailet për municionin kinez
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Efraim Diveroli nuk ka pranuar asnjëherë që kishte dijeni që po importonte municione kineze nga Shqipëria. Madje, në dëshminë e tij përpara Kongresit, ai ka pohuar se është mashtruar nga shqiptarët, pasi sipas tij, nuk i ishte treguar për origjinën e municionit dhe vitin e prodhimit. Por korrespondencat e mbajtura mes vetë zotit Diveroli, zëvendësit të tij në kompaninë AEY, presidentit të kompanisë Evdin ltd si dhe Ylli Pinarit, tregojnë se të trija palët kanë qenë në dijeni për pazaret e bëra në kurriz të qeverisë amerikane. Kompanisë AEY i është treguar në të gjitha rastet për origjinën e municionit, madje, u është treguar edhe mënyra se si do t u ndryshohej ambalazhi, i cili do të ndihmonte edhe për uljen e peshës së transportit të municioneve. Në dosjen e dërguar në Gjykatën e Lartë, Prokuroria ka radhitur në mënyrë kronologjike disa prej bisedave elektronike mes palëve pjesëmarrëse në biznes.
E-mailet
E-maili i parë, që me sa duket, është edhe e-maili që u ka hapur rrugë bisedimeve dhe marrëveshjeve të mëtejshme është dërguar nga Aleksandër Podirizki, i cili i ka shkruar Ylli Pinarit. Në këtë e-mail Podirizki i thotë Pinarit: “Faleminderit që rregulluat vizitën e sotme të materialeve. Unë kam folur me Z. Packouz dhe ai e mori faksin tuaj të licencës së eksportit, por tha se nuk ishte shumë i qartë. A mund të më dërgosh licencën e eksportit me e-mail si dhe fotot sa më parë të jetë e mundur? Unë do të dërgoj dokumentet për zotin Packouz dhe z. Diveroli. Do ta vlerësonim këtë sepse kemi nevojë t i dërgojmë raportin tonë ushtrisë së SHBA këtë fundjavë”, - thuhet në këtë e-mail. Më tej, pasi janë arritur marrëveshjet dhe janë zhvilluar takimet e shumëpërfolura, në vendin tonë ka ardhur një tjetër e-mail në zyrën e MEICO-s, ku flitej për autorizimin e Evdin-it nga AEY, si palë e tretë në këtë biznes. Në këtë letër takimi thuhet: “Ndërsa Evdin është një kompani e regjistruar dhe licencuar nga vendi pritës, Qipro, të angazhohet në biznesin e mbrojtjes së pajisjes, në konsultim dhe kontraktim, dhe ndërsa ka hyrë në një marrëveshje të vlefshme me MEICO-n, Shqipëri; kështu AEY cakton Evdin shpk si partner të tyre tregtar për qëllimin e blerjes së këtyre mallrave nëpërmjet Evdin . AEY pret me pa durim një marrëdhënie përfitimi të ndërsjellë dhe të pëlqyeshme, ndërsa kërkojmë të sigurohet për klientët shërbim të shpejtë dhe çmime konkurruese. Kjo letër caktimi është pjesë e faktit se “Evdin shpk” do të përmbushë të gjitha afatet e shpërndarjes dhe kushtet e kontratës siç është kontraktuar me AEY. Evdin shpk do të jetë përgjegjës për çdo gjë dhe të gjitha dëmet financiare të shkaktuara nga shpërndarjet e vonuara për shkak të veprimeve të Evdin shpk .
Urime dhe të mira nga Efraim Diveroli”, -thuhet në e-mailin e dërguar palëve të interesuara.
Paktet
Por menjëherë pas lidhjeve të kontratës kanë filluar edhe shkëmbimet e e-maileve për zhvillimin e një pune sa më të pastër dhe të mos binte në sy tek qeveria amerikane që po funizohej me municon kinez. Në datën 30 prill të vitit 2007, Ylli Pinari i drejtohet me një letër kompanisë qipriote Evdin ku shkruhet: “I dashur Evdin. Përgjigjja është shumë e qartë dhe ata duhet të kuptojnë operacionin që nga fillimi. Për shkak të marrëdhënise sonë shumë të mirë, të lutem më informo për : 1. Kur do të bëhet pagesa për transportin e parë. 2. Është e rëndësishme të bëhet pagesa para se ne të fillojmë të trasportojmë mallrat në Rinas, nëse ata vendosin të ndryshojnë paketimin.
“Evdin shpk”, korrespondencë me AEY për municionin kinez
Pas një përplasjeje të vogël në tregtinë e armëve mes tri kompanive doli në skenë për herë të parë prania e municionit kinez. Në një letër sqarimi, Evdin ka shkruar : “Nga informacioni i kufizuar që po marrim nga AEY dhe nga kopjet e korrespondencës intensive elektronike që marrim nga MEICO, ne kuptojmë se dimensionet e këtyre transaksioneve po ndryshohen vazhdimisht. Ne gjithashtu kuptojmë nga konteksti i mesazheve që AEY i ka shprehur MEICO-s një farë pakënaqësie ndaj kompanisë Evdin dhe përpjekjeve të saj për të materializuar këtë transaksion. Evdin shpk informon kështu të gjitha palët si më poshtë: “Për shkak të marrëdhënieve shumë të mira me Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë dhe një vit të gjatë marrëdhëniesh me MEICO, Evdin mund të sigurojë çmime të tilla konkurruese për AEY dhe ishte në gjendje të ulë kuotizacionet për më shumë se sa 30% për çmimet e kuotuara zyrtarisht. Në asnjë rast Evdin shpk nuk po bënte përpjekje për të fshehur faktin që municioni i ofruar ishte me origjinë kineze, në të kundërt ne kemi pajisur zyrtarisht AEY sipas Kontratës Gjermane të Forcave të Armatosura dhe gjithashtu kemi dërguar materiale të dokumentuara për këtë qëllim. Për më tepër, ne kemi ftuar AEY për të kryer inspektim para dërgesës dhe kjo do të fshinte çdo dyshim për këtë qëllim. Për sa i takon zëvendësimit, ne do të dëshironim të thoshnim edhe një herë se Evdin ka kuotuar FOB në paketim ushtarak standard, një stok ish-ushtarak shqiptar. Mbi diskutimet dhe negociatat e AEY, ne kemi pranuar të paguajmë shtesë për paletat dhe MEICO të ngarkojë avionët. Çdo kërkesë për paketim shtesë të porositur, nuk u përfshi në asnjë moment në këtë ofertë dhe Evdin shpk nuk dëshiron të heqë shpenzimet shtesë jashtë kostove për të cilat është rënë dakord. Nëse AEY dëshiron paketim shtesë siç është kërkuar tani direkt nga MEICO, ne si partnerë kontraktues po ju informojmë që të gjitha kostot do të dërgohen siç janë marrë nga MECICO për blerësin. MEICO ka shprehur një mbështetje të madhe për të bindur Ministrinë për të pranuar çmimet jostandarde dhe për dhënien e mbështetjes më të mirë të miundshme për një përfitim të suksesshëm të këtij projekti. Ne e dimë që kohët e fundit AEY po kërkon ripaketimin e të gjithë municionit për specifikat e ripaketimit jo ushtarak. Ne tek Evdin ndiejmë që kjo po krijon shumë më tepër kosto, sesa kostoja e transportit që ne do të kursejmë dhe mendojmë që do të jetë më efikase që të marrim një pilot që të pranojë 50 ose 52 tonë ngarkesë, sesa të ushtrojmë përpjekje të madhe për ripaketim. Për më tepër, shtrohet dhe çështja e personelit të licencuar për të ekzekutuar punën që do të krijonte probleme shtesë...”, - thuhet në letrën e dërguar nga Evdin për dy kompanitë e tjera pjesëmarrëse në këtë biznes. Në disa paragrafë duket qartë se Evdin ka vënë në dijeni drejtuesit e AEY për origjinën e municionit, gjë që është mohuar nga Efraim Diveroli.
Marrëveshja AEY-MEICO për fshehjen e origjinës së municionit
Ndërkaq, edhe kompania AEY në një e-mail të dërguar dy kompanive të tjera ka pranuar ekzistencën e municionit kinez. Në këtë e-mail ku kërkohet heqja e paketimit dhe ripaketimi sërish i municioneve, një person me emrin David ka pohuar: “Zotërinj, fatkeqësisht, duket sikur ne nuk mund të fluturojmë dot para së hënës. Megjithatë, përderisa kemi kohë shtesë ne insistojmë në heqjen e kutive metalike nga arkat e drurit për këtë fluturim. Veçanërisht, sepse ka më shumë peshë paketimi me municionet shqiptare, ne praktikisht nuk po përfitojmë nga këto fluturime. Të gjitha llogaritë e kostove të peshës fillestare të ngarkesës u bazuan në numrat që ju siguruat nga municioni kinez. Me këta numra të rinj për municionin shqiptar, hapësira jonë shumë e vogël ka shkuar zero për këtë sasi/pjesë. Kjo është totalisht e papranueshme. Ju kam bashkalidhur foto sesi partnerët tanë në Hungari kanë ngarkuar metalike në paleta. Ju lutem ngarkojini në një mënyrë të ngjashme. Të fala Davidi”. Ky është e-maili i dërguar nga adresa e kompanisë AEY, ku është pohuar edhe një herë për dijeninë rreth municionit kinez. Ky e-mail është pasuar nga një përgjigje e Ylli Pinarit ku flitet për realizimin e paketimit të kërkuar nga AEY. Në deklaratën e Ylli Pinarit thuhet se “sipas kërkesës suaj për paketimin e municioneve, në sasinë e kontraktuar, kemi rënë dakord si më poshtë: Xhoi Shpk , me president Kosta Trebickën, zgjodhi në emër të AEY se do të kryejë ripaketimin e municionit në ambientet e MM Shqiptare. Detajet teknike të kontratave të shërbimit do të përcaktohen brenda datës 10 maj 2007 mes MEICO-AEY-Evdin dhe Xhoi.
Ky lajm është publikuar: 21/05/2009