SHBA: Tempo dhe Tito kontrollonin komunistët shqiptarë
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Dusko Doder, korrespondent i shërbimit të jashtëm të “Uashington Post”, Beograd
... Titoja e mori vendin në rrethana jo të lehta. Paraardhësit e tij, ishin spastruar nga Stalini së bashku me të gjithë anëtarët e tjerë të Komitetit Qendror. Veprimi i parë i pavarur i Titos si sekretar i Përgjithshëm, ishte insistimi për financimet lokale më shumë se sa në subvencionet e Moskës. Gjatë gjithë veprimtarisë në këtë post, ai u rrethua nga djem të rinj, të gjithë në moshën 20-vjeçare, që përfshinin dhe togerët e tij kryesorë: Eduard Kardeli, Milovan Gjilas dhe Aleksandër Rankoviç. Por Titoja mbështeti me besnikëri paktin Hitler-Stalin. Sidoqoftë, kur nazistët pushtuan Jugosllavinë, më 6 prill të vitit 1941 dhe Bashkimin Sovjetik më 22 qershor, të të njëjtit vit, Titoja dhe partia e tij morën role të reja. Ata ishin organizatorë të rezistencës nën sloganin e famshëm: “Vdekje Fashizmit, Liri e Popullit”. Në një mbledhje të Komitetit Qendror më 27 qershor, mbajtur në vilën e një botuesi të një gazete liberale në Beograd, Titoja u emërua Komandanti i Parë i Ushtrisë. Në fund të gushtit Tito u zhvendos në malet perëndimore të Serbisë së luftës partizane. Atje ndoqi tre vite e gjysmë vite të ashpra luftimesh dhe pa masakrën e rreth 1.5 milion bashkatdhetarëve të tij jugosllavë. Një e dhjeta e gjithë popullsisë jugosllave humbën jetën. Kjo nuk ishte një luftë e thjeshtë Jugosllavi kundër Gjermanisë. Përkundrazi, në mbështetje të trupave gjermane dhe italiane u vunë dhe ushtritë e aksit dhe trupat kombëtare nacionaliste. Në Kroaci, një “vend i pavarur”, drejtohej nga fanatiku Ante Paveliç, Ustashi. Në Serbi, gjenerali Milan Nediç, triumfoi ndaj regjimit kolaboracionist të tipit Peten. Të dyja këto regjime kishin ushtritë e tyre, dhe kishin dhe formacione paraushtarake të grupeve akoma më ekstreme. Për më tepër, atje ekzistonte një lëvizje autentike rezistence serbe e drejtuar nga i famshmi gjenerali mbretëror, Drazha Mihajloviç. U bënë shumë tentativa për t i bashkuar të dyja ushtritë me partizanët, por ato nuk funksionuan, për shkak të marrëdhënies reciproke të mosbesimit. Në ndryshim nga Mihajloviçi, Titoja bëri presion për veprim të vazhdueshëm kundër forcave të aksit, pa marrë parasysh raprezaliet e dëshpëruara që do të kryheshin kundër popullit jugosllav. Ndofta, avantazhi më i mirë për forcat e Titos ishte se të vetme, mes trupave që luftonin forcat jugosllave, partizanët refuzuan nacionalizmin e ngushtë dhe predikuan “Vëllazërinë dhe Bashkimin” për të gjitha trupat etnike. Në tërësi, aksi arriti të grumbullonte më shumë se 350.000 trupa, përfshirë dhe 14 divizionet gjermane kundër partizanëve. Forca e Titos në pikun e luftës arriti në 120.000 trupa. Sidoqoftë, partizanët përfituan shumë nga marrja e armëve dhe pajisjeve të dorzuara nga divizionet italiane në Jugosllavi në shtator të vitit 1943, atëherë kur Italia ktheu faqe. Deciziv për zhvillimet e mëvonshme, ishte fakti që partizanët nuk morën ndihmë virtuale nga Bashkimi Sovjetik, një pjesë të mirë të së cilës e mori nga aleatët perëndimorë. Një mision anglez iu bashkangjit partizanëve në fillimet e vitit 1943 dhe brenda një viti Londra ndërpreu ndihmën për Mihajloviçin që tani nisi ta jepte për partizanët. Më 29 nëntor, 1943, ndërsa Ruzvelti, Çërçili dhe Stalini takoheshin në Teheran, partizanët “antifashistët e Frontit Nacionalçlirimtar”, shpallën rrëzimin e monarkisë dhe e emëruan Titon, “Marshall të Jugosllavisë” dhe kryetar të Komitetit të ri Kombëtar ose qeverisë së përkohshme. Pas një serie të gjatë manovrash dhe negociatash, që arritën kulmin me Konferencën e Jaltës në shkurt të 1945-ës, Titoja arriti të siguronte njohjen e plotë të qeverisë së tij nga aleatët me koston e pranimit të përkohshëm të dy vendeve jokomuniste në kabinet. Mbreti Pjetër i Dytë, nuk u kthye më kurrë në Jugosllavi. Titoja shërbeu si Kryeministër deri në vitin 1953, dhe më vonë, pas hartimit të Kushtetutës së re, si President i Republikës. Kushtetuta e vitit 1963 e bëri Titon në fakt president të përjetshëm. Me çlirimin e Beogradit nga ushtria sovjetike në tetor të vitit 1944, nisi revolucioni komunist në Jugosllavi. Për afërsisht katër vjet, Titoja dukej dishepulli më militant, fanatik dhe antiperëndimor i Stalinit. Titoja shtetëzoi industritë jugosllave, kolektivizoi bujqësinë, lëshoi dhe përdori UDB-në (policinë sekrete) kundër kundërshtarëve politikë, goditi avionë perëndimorë, ndihmoi rebelët komunistë në Luftën Civile Greke dhe mbajti marrëdhëniet me Italinë të tensionuara për qytetin e Triestes. Mihajloviçi u arrestua, iu bë gjyqi dhe më pas u ekzekutua. Kardinali i Aloisiusit, Stepinaku i Zagrebit, doli në gjyq e më pas u burgos. Pothuajse 1 milion jugosllavë u arratisën mes viteve 1944 dhe 1947. Beogradi u bë Byroja e re Komuniste e Informacionit (Kominform), pasardhësja e “Kominternit”, që u shpërbë zyrtarisht në vitin 1943. Më pas, në dimër dhe pranverën e viteve 47 -48 erdhi kriza që fitoi respektin e qendrueshëm të Titos mes fshatarëve të tij jokomunistë dhe e shndërroi “titizmin” pjesë të fjalorit botëror politik. Mosbesuesi Stalin dyshoi për planet e Titos dhe Dimitrovit të Bullgarisë për një “Federatë Ballkanike” dhe planeve jugosllave në Shqipëri (lëvizja partizane e së cilës ishte organizuar nga Vukmanoviç-Tempo dhe një pjesë e mirë e saj kontrollohej dhe nga Titoja). Jugosllavët nuk e duronin dot shfrytëzimin ekonomik sovjetik përmes “korporatave” dhe ishin kritikë ndaj kompromiseve sovjetike për shpenzimet e tyre dhe për çështjen e Triestes gjatë negociatave për Traktatin e Paqes me Italinë në Paris, 1947. Policia sekrete sovjetike dhe jugosllave spiunuan njëra-tjetrën. Për më tepër, kishte dhe kundështi të forta brenda vetë partisë jugosllave, e drejtuar nga Andreas Hebrang, i cili i konsideronte politikat ekonomike të Titos si të pavërteta dhe që prisnin mbështetjen sovjetike. Titoja dërgoi 2 misione në Moskë në një tentativë për të krijuar një konflikt, por në 27 mars 1948, një letër e firmosur nga Stalini dhe Molotovi akuzonte Titon, Gjilasin, Kardelin dhe kolegët e tyre me një varg ideologjish herezie dhe paralajmëruan ashpër se “karriera politike e Trockit nuk është jomësimdhënëse”. (Trocki ishte vrarë nga agjentët sovjetikë në Meksikë në vitin 1940). Në një takim të Komitetit Qendror në 12 prill, Titoja kërkoi të jepte dorëheqjen, por togerët e tij e refuzuan dhe u përgatitën të sfidonin Stalinin. Rankoviçi i UDB-së, mblodhi rreth 14,000 prostalinistë, përfshirë dhe Hebrangun. Gjeneral Jovanoviçi, drejtuesi i stafit në kohën e luftës, u vra shumë afër kufirit me Rumaninë. Në 28 qershor 1948, “Kominformi” shpalli përjashtimin e Jugosllavisë. Menjëherë pas kësaj, sovjetikët dhe satelitët e tyre nisën ta denonconin Titon si “fashist” dhe “vrasës”, ndërsa tentonin të minonin udhëheqjen e tij, duke qenë armiqësorë dhe me anë të bllokadës ekonomike. Në vendet e tjera komuniste të Evropës Lindore, Stalini i rregulloi punët me një pjesë të mikpritësve të udhëheqësve të “komunistëve kombëtarë”, tashmë dhe ata të akuzuar për “titizëm”. Përgjigjja e Titos ishte një kthim gradual drejt Perëndimit. Në maj të vitit 1949, kufiri jugosllavo-grek u mbyll, veprim që solli një fund të shpejtë të Luftës Civile Greke. Në shkurt të vitit 1953, u nënshkrua një “Pakt Ballkanik” me Greqinë dhe Turqinë, edhe pse më vonë ai ngeli vetëm një letër e vdekur. Në tetor të viti 54 , debati i Triestes u mbyll me Italinë që mbajti përfundimisht qytetin dhe Jugosllavia që mbajti shumicën e ninterlandit. Por edhe përpara kësaj zgjidhjeje, Titoja hodhi sytë nga vendet në zhvillim në Azi dhe Afrikë, në një tentativë për të dalë nga izolimi diplomatik. Me Nehrun e Indisë dhe Naserin e Egjiptit, Titoja kërkoi të rrëmonte vende të reja nën një forcë “të papozicionuar” të pavarur. Përpjekjet e tij i arritën frytet që në takimin e konferencës së parë të Udhëheqësve të Botës së Tretë në Beograd, në vitin 1961. Me kalimin e kohës, ai vazhdoi t i vendoste theks të veçantë politikës së tij të mosangazhimimit, të cilën ai e përfshiu në kushtetutë duke ua trashëguar edhe pasardhësve të tij. Për më shumë se një dekadë, jugosllavët ishin një forcë kryesore në lëvizjen e mosrreshtimit, me Titon që ishte duke u bërë një burrë i vjetër shteti. Por ende, pavarësisht nga prestigji dhe reputacioni i madh, ndikimi i tij direkt në takimin e fundit të të paangazhuarëve në Havanë në vitin 1979 ra, ashtu sikurse rrëshqiti dhe lëvizja e një grupi më radikal dhe të hapur prorus shtetesh të drejtuara nga Fidel Kastro i Kubës. Derisa vdiq, Titoja mbeti një marksist-leninist i përkushtuar, megjithëse nuk deshi kurrë që të ishte pjesë e bllokut sovjetik. Por ai nuk donte gjithashtu as ta drejtonte vendin drejt pluralizmit politik dhe bashkimit të vendeve perëndimore evropiane. Si rezultat i kësaj, rruga e politikës së tij të jashtme e mosrreshtimit, ishte në fakt një opsion i hapur me shumë mundësi të mëdha suksesi për Jugosllavinë, ishte një rrjetë e sigurt në veprimet e tij të ekuilibruara Lindje-Perëndim. Për Titon, talenti dhe ambicia e të cilit i kapërceu përmasat e fuqisë së vendit të tij, kishte të tjera arsye që e detyronin të ndiqte një politikë të tillë. Më herët, ai kishte dalë në përfundimin se rëndësia e superfuqive në çështjet e botës do të binte në mënyrë të pashmangshme, ndërsa do të rritej rëndësia relative e Botës së Tretë. Dhe ai donte të siguronte vendin e tij në histori, jo vetëm si një burrë që përshpejtoi ndryshimet ideologjike në lëvizjen komuniste, por gjithashtu edhe si një udhëheqës që ndihmoi të krijohej një mjedis i ri ndërkombëtar. Në vitet që Stalini vuri bllokadën ndaj Jugosllavisë, Titoja mori ndihmë ekonomike dhe ushtarake nga Perëndimi, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara. Diplomacia mjeshtërore e Titos, nxiti një ish-ambasador të spikatur të SHBA-së në Beograd, që të shprehte jopublikisht këto fjalë: “Pikëpamja e tij për Shtetet e Bashkuara është si një lopë plot me qumësht, jo dem, e gjitha me thithka që prodhojnë qumësht dhe mundësisht pa brirë”. Ndërsa një diplomat i vjetër sovjetik i përshkroi jopublikisht marrëdhëniet e vendit të tij me qeverinë e Titos si “të përzemërta dhe të pasinqerta”. Por ndihma dhe ndikimi perëndimor, i ndërthurur me kokëfortësinë sovjetike, e çoi Titon dhe kolegët e tij drejt vlerësimit të gjerë të komunizmit sovjetik. Në vitin 1950, Titoja shpalli një sistem të ri të “punëtorëve dhe vetadministrimit”, i cili luajti një rol të rëndësishëm në këshillat ekonomike të sipërmarrjes punëtore. Në vitin 1954, bujqësia u dekolektivizua dhe në vitet e ardhshme, Jugosllavia hapi në masë kufijtë e saj për të zhvilluar turizmin. U prezantuan reforma të vazhdueshme me sukses të madh në tentativën për të decentralizuar ekonominë dhe për ta përshtatur atë me tregjet botërore. Reformat e mëtejshme të vitit 1965, u bënë vendimtare për historinë e Jugosllavisë. Titoja hapi kufijtë për jugosllavët, duke i lejuar ata të largoheshin dhe braktisi drejtimin e ngurtë të ekonomisë në favor të “socializmit të tregut”. Reformat kishin një ndikim gjallërues për vendin dhe sollën një rritje dramatike të standardeve të jetesës. Hapja e kufijve të Jugosllavisë përkoi me bumin ekonomik të Evropës Perëndimore dhe kërkesës së madhe për krah të lirë pune. Miliona jugosllavë krijuan një dallgë njerëzish që ngrihej nga Evropa Jugore drejt qendrave industriale të veriut. Deri në vitin 1970, afërsisht një milion jugosllavë punonin përkohësisht në Evropën Perëndimore, në çdo kohë të dhënë, duke dërguar në shtëpi më shumë se 2 miliardë dollarë çdo vit. Për më tepër, biznesmenët jugosllavë dhe turistët u shpërndanë në të gjithë botën. Në gusht të vitit 1976 për shembull, më shumë se 700.000 jugosllavë ishin duke pushuar në Greqi. Vetë Titoja ishte një turist, i cili vizitoi pothuajse të gjitha vendet e botës. Ai shkoi në Shtetet e Bashkuara katër herë: në tetor 1960, në vitin 1963, kur ai ishte ndër të paktët burra të huaj shteti që takohej me Presidentin Kenedi, në vitin 1971, për bisedime me Presidentin Nikson dhe në vitin 1978, për të diskutuar me Presidentin Karter. Brenda Jugosllavisë fuqia e Titos ishte absolute. Ai i kishte lënë pas ose mënjanuar të gjithë sfiduesit e tij të mundshëm. Në vitin 1954, ai përjashtoi Gjilasin, trashëgimtarin e tij të mundshëm, i cili kishte nxitur fundin e diktaturës monopartiake. Në vitin 1965, ai përjashtoi me dhunë pasardhësin e tij të dytë të mundshëm pas Gjilasit, Rankoviçin, i cili kundërshtoi reformat decentralizuese të Titos. Në gjyq ai spastroi dhe shkurtoi ndjeshëm policinë sekrete të Rankoviçit. Kardelj vdiq në vitin 1979, duke e lënë Titon pa asnjë nga kolegët e tij të vjetër. Burimi i popullaritetit të brendshëm të Titos ishte në këmbënguljen e flaktë për pavarësinë e Jugosllavisë gjatë konfliktit me Stalinin dhe më pas. Pas vdekjes së Stalinit në vitin 1953, Titoja kërkoi pajtimin me Moskën, por gjithnjë sipas kushteve të tij. Në maj të vitit 1955, një grup udhëheqësish sovjetikë me në krye Nikita S. Hrushovin, mbërritën në Beograd dhe kërkuan ndjesë për gabimet e Stalint. Ky moment shënon fillimin e një procesi të gjatë afrimi sovjeto-jugosllav me ulje ngritje që ka zgjatur deri në këto ditë. Sidoqoftë, Revolucioni hungarez në vitin 1956, debati kino-sovjetik dhe rënia e Hrushovit në vitin 1964, secila me radhë ka ndërlikuar procesin e afrimit. Pushtimi sovjetik i Çekosllovakisë në vitin 1968, shqetësoi Titon që deri në ato momente kishte vendosur ekuilibrat për vazhdimin dhe pavarësinë e vendit të tij. Përgjigjja e Titos ishte një sistem i mbrojtjes territoriale, që përfshinte të gjithë shoqërinë dhe të njëjtin koncept që ai tha se ndihmoi atë të mobilizonte njerëzit për të “luftuar për mbrojtjen e pavarësisë dhe lirisë së tyre”, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Jugosllavia dënoi ashpër gjithashtu edhe pushtimin rus të Afganistanit në vitin 1979. I ardhur si një muzg në sundimin e Titos, ky veprim i rusëve u duk qartë se kishte mesazhe kërcënuese për Jugosllavinë post-titiste. Me kalimin e viteve, Jugosllavia zgjeroi më tej tregtinë e saj me Bashkimin Sovjetik dhe vendet e tjera të Evropës Lindore, pa u bërë pjesë e bllokut. Në kohën e vdekjes së Titos, Jugosllavia kishte zënë një pozicion të veçantë në Evropë, afër bllokut sovjetik, por ende jo pjesë e tij. Pozicioni i saj ishte ende brenda Botës së Tretë, por ka akoma marrëdhënie të mira me shumicën e vendeve perëndimore. Aftësia personale diplomatike e Titos, ishte faktor dominues në suksesin e politikës së vetme që ai ndoqi. Në vitet e para të udhëheqjes komuniste, Titoja jetoi në kushte modeste në zonën e Dedinjes në Beograd. Por me kalimin e viteve, ai bëri një jetë mbretërore e pakrahasueshme me asnjë nga mbretërit e gjithë Evropës, duke e kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij private në ishullin e Brionit ose në ndonjë nga 17 kështjellat apo strehëzat e përkohshme të gjuetisë. Në vitin 1952, pas divorcit nga gruaja e tij e dytë, Herta, ai u martua me ish- partizanen bukuroshe brune të fillimeve të shekullit të 20-të, Jovanka Budisavljeviç. Ajo u zhduk nga sytë e publikut në vitin 1977, pasi nervozoi Titon për arsye të panjohura. Më pas dolën zërat se ai kishte një lidhje dashurore me një tenore, që ishte 50 vite më e re. Sër Fitzroi Meklin, i cili drejtoi misionin ushtarak britanik për partizanët, gjatë luftës mbeti një nga miqtë më të mirë perëndimorë të Titos. Ai e portretizoi kështu marshallin e vjetër: “Me vitet dhe eksperiencën që ata kanë sjellë, pamja e jashtme e Titos është zgjeruar më tej dhe është bërë më pak e ashpër... Sensi i tij i humorit që i jep më shumë nur, është bërë më i fortë. Si një burrë ai është bërë më i qetë dhe i pjekur. Ai është bërë më pak diktator dhe më shumë qenie njerëzore. Por ai nuk ka humbur asgjë nga fortësia dhe dinakëria e tij e jashtëzakonshme. Ka një fjalë të urtë në Ballkan se “mbrapa çdo heroi qëndron një tradhtar”. Vështirësia është se kush është kush... Merrni vetë Titon. Parë nga një këndvështrim, ai mund të vlerësohet si tradhtari i mbretit dhe i vendit të tij, si agjenti i një fuqie të huaj, i cili kohët e fundit ka tradhtuar edhe këtë vend të huaj. I parë nga një këndvështrim tjetër, ai shfaqet si hero kombëtar i dyfishtë”.
Ky lajm është publikuar: 21/05/2009