Avioni shqiptar që “bombardoi” Gjermaninë Lindore me fletushka
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Flora Luis, korrespondente e shërbimit të jashtëm të “Uashington Post”, Bon
Bon, 22 janar 1962 – Policia e Gjermanisë Perëndimore zbuloi sot se ata kishin penguar atë që dukej të ishte një fushatë direkte veprimi nga shqiptarët, për të rreshtuar mbështetjen e Gjermanisë Lindore në luftën e tyre kundër Bashkimit Sovjetik. Apeli shqiptar që sulmonte rusët, gjendej në fletëpalosjet e hedhura nga një avion i paidentifikuar që fluturoi mbi Gjermaninë Lindore. Policia tha se fushata e bombardimit me broshura, u zhvillua të mërkurën e kaluar dhe se mijëra fletëpalosje ranë nga qielli. Disa prej tyre fluturuan gabimisht dhe nga ana tjetër e kufirit, në Gjermaninë Perëndimore në shtetin e Hesenit. Fletëpalosjet, u drejtoheshin në radhë të parë komunistëve të Gjermanisë Lindore, por i lëshoheshin sinjale jodirekte edhe pjesës së mbetur të popullsisë, në pasazhe ku kërkohej të prekej sedra e tyre për pushtimin e Gjermanisë Lindore nga ushtria sovjetike. Linja zyrtare komuniste është ajo se trupat ruse ndodhen atje si aleatë nën Traktatin e Varshavës dhe jo për t u imponuar respektin ndaj Moskës. Të shtypura në gjuhën gjermane, në fletëpalosjet e vogla shkruhej me të mëdha në formën e kryetitullit organi i Partisë Komuniste Shqiptare, “Zëri i popullit” dhe më poshtë në formën e një kutie shkruhej: “Edicion special për aleatët tanë të Republikës Demokratike Gjermane”. Ato përmbanin fragmente nga një fjalim i fundit i Tiranës nga udhëheqësi komunist shqiptar, Enver Hoxha, dhe një mesazh të veçantë. Mesazhi thoshte se fletëpalosjet po hidheshin për të lajmëruar aleatët e tyre gjermanë për gjërat që po përpiqej të shtypte Sekretari i Parë i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Nikita S. Hrushov. Hrushovi po drejtonte një “kult personaliteti”, - thoshte mesazhi, dhe po censuronte raportet që atij nuk i pëlqenin. “Sigurisht, - vazhdonte më tej mesazhi, - neve do të na pëlqente më shumë, nëse partia e provuar e klasës punëtore gjermane, nuk do të mbante anën e kastës oportuniste të Nikita Hrushovit në argumentet e nevojshme, por përkundrazi, të ishte pjesëmarrëse në eliminimin sistematik të tentativave për të zëvendësuar një regjim dominues të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik për barazinë dhe pavarësinë e partive marksiste-leniniste”. Ndërkohë, italianët ngritën dhe konkluzionet e para në lidhje me misionin e avionit të panjohur, që guxoi të fluturonte mbi tokën komuniste gjermane. Autoritetet italiane thanë se të dhënat tregojnë se avioni komunist fluturonte me mision përgjimi. Megjithatë, në zhargonin e komunistëve kishte një thirrje lehtësisht të kuptueshme për të ndihmuar shqiptarët në luftën e tyre kundër Sekretarit të Partisë Komuniste Sovjetike. “Vështirësia, - shkruante fletëpalosja,- ishte se Gjermania Lindore, tani është e pushtuar nga trupat sovjetike dhe gjeneralët, të cilët i binden ende Hrushovit”. Policia e Gjermanisë Perëndimore tha se ata panë nxënës fëmijë dhe policë gjermanolindorë, që mblidhnin fletëpalosjet në grupe të organizuara një ditë pasi ato u hodhën. Regjimi gjermanolindor nuk e ka përmendur aeroplanin misterioz apo ngarkesën e tij të dyshuar. Por regjimi i këtij vendi është prorus dhe që prej Kongresit të 22-të të Partisë Komuniste Sovjetike, kur grindja me Shqipërinë arriti në nota maksimale, ai është rreshtuar në krah të politikës ruse në qëndrimin ndaj Shqipërisë. Partia Komuniste e Gjermanisë Lindore, ka lëshuar deklarata të forta mbështetjeje për rusët dhe sulmet e tyre ndaj Tiranës. Për momentin ka nisur një fushatë antishqiptare në shtyp dhe të dyja palët kanë tërhequr ambasadorët e tyre respektivë. Kështu që kjo lëvizje e Hoxhës duket e dëshpëruar, pasi ai e di shumë mirë se Valter Ulbrihti, nuk do të mund ta tradhtonte “mikun” e tij Hrushov. Përkundrazi ai ishte një nga kritizerët më të fortë të Shqipërisë në Konferencën e 81 partive, ku Hoxha shkoi së bashku me Kryeministrin Mehmet Shehu. Se ç ndodhi atje, dihet shumë mirë. Enver Hoxha “shpifi” në drejtim të Hrushovit në një mënyrë që sikletosi edhe vetë Kinën, ndërsa Shehu bëri vërejtjet e tij koncize. Në këtë konferencë ata u larguan më herët dhe që prej atëherë nuk kanë shkelur më në Moskë. Por i pari që pranoi problemet e marrëdhënieve ndërmjet Tiranës dhe Moskës, ishte pikërisht Valter Ulbriht, Sekretari i Parë i Partisë Komuniste Gjermane. Pas kthimit të tij në Gjermani, ai iu drejtua Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Gjermane, sipas citimit të gazetës “Neues Deutschland”, më 18 dhjetor 1961, duke thënë se shqiptarët kishin përparuar në argumentet e tyre “dogmatike dhe përçarëse” në Konferencë. Megjithatë, në mesazhin e Vitit të Ri drejtuar Partisë Komuniste Shqiptare, Ulbrihti në një copëz fjalimi jo të drejtpërdrejtë, harroi të përfshinte fjalën “radikal”, menjëherë pasi bullgarët kishin shfaqur pakënaqësinë e tyre ndaj Enver Hoxhës. Pas kësaj, marrëdhëniet e Shqipërisë me bllokun sovjetik panë tatëpjetën ndërsa me Kinën u përmirësuan ndjeshëm.
Ky lajm është publikuar: 19/05/2009