Divjaka, në vendin e Shën Varvarës
Është një ditë e ftohtë shkurti. Myzeqeja duket sikur është përmbytur edhe një herë si në kohët e qëmotit. Rrëketë e shiut zbresin furishëm nga qiejt e zymtë dhe mbushin kanalet e fushës së madhe. Ne bëjmë mund që të fiksojmë ndonjë foto me aparatet tona që qullosen në moment nga shiu i rrëmbyer. Jemi nisur për në Divjakë, vend i njohur për turizmin, por edhe për historitë e tij tipike myzeqare. Nuk është e vështirë të shkosh në Divjakë. Mjafton të marrësh majtas në rrethrrotullimin e rrugës nacionale që shkon drejt Jugut, krejt afër Rrogozhinës dhe ja ku ke nisur të udhëtosh nëpër një fushë të pamasë që përfundon në det. Zyrtarisht Divjaka është qendra e një bashkie që përfshin një qytet - vetë Divjakën - dhe 9 fshatra rreth e rrotull saj: Mizë, Xengë, Gërmenj i Madh, Gërmenj i Vogël, Hallvaxhias, Bregas, Dushk Cam, Zharnec dhe Biçukas. Popullsia shkon diku te 13 mijë banorët, gjysma e të cilëve jetojnë në qendër, në Divjakë. Rruga e asfaltuar që na çon për atje kalon nga Çermë-Shkumbini dhe nga Shënepremtja, dy fshatra të begatë me shtëpitë e reja të vendosura në të dy anët e rrugës kryesore.
Pazari në shi
Shiu nuk ka ndërmend të pushojë dhe divjakasit janë mbledhur në kafenetë e qendrës. Një avull i lehtë, që del nga teshat e lagura të myzeqarëve, përzihet me tymin e duhanit. Ky lloj tymi-avull e bën edhe më të mjegulluar peizazhin që kemi përpara. Megjithëse të lagur, e bëjmë një shëtitje nëpër rrugët e gjera të qendrës së qytetit. Ende nuk ka asgjë që të na kujtojë Myzeqenë e vërtetë. Na duket vetja sikur jemi në një lagje çfarëdo të qyteteve tona të mëdha. Disa pallate me tulla të kuqe të mbetura nga koha e socializmit, e forcojnë edhe më shumë këtë shije. Eshtë e enjte, ditë pazari për njerëzit e zonës. Ja se ku nisim të ndiejmë fshatin e vërtetë myzeqar. Një burrë që mban varur nga këmbët dy goxha kaposha, një nuse e re që shtyn përpara një karro të stërmbushur me lakra, një e moshuar që bën mund që të mos i lagen erëzat e saj delikate… të gjithë bashkë, shitës, blerës dhe kuriozë janë strukur nën çadrat e tyre. Nga çadrat e improvizuara të pazarit të Divjakës rrjedhin rrëke të vërteta që shkojnë e bashkohen më pas me kanalet që çajnë nëpër fushën e pamasë.
Pas shëtitjes së "lagur" i vjen radha takimit me mikun tonë. Koçi Janku është drejtor i shkollës 9-vjeçare. Me të ne do të vazhdojmë të ecim nëpër shiun që vazhdon të fshikullojë Myzeqenë.
Santa Barbara e Myzeqesë
Me profesorin vazhdojmë të ecim nëpër rrugët e mbajtura pastër të qytetit. Asnjë kujtim nuk ka mbetur më nga ajo ideja e Myzeqesë së përbaltur dhe mbushur me pellgje uji të pamasa. Vetëm tek-tuk ndonjë shtëpi e ulët e rrethuar nga kallamat e pashmangshëm na bën me dije se jemi në zemër të Myzeqesë. Profesori e ka një shqetësim. "Numri i nxënësve ka ardhur duke u ulur. Ca nga rënia e rritjes natyrore, dhe ca ngaqë shumë familje kanë shkuar në emigracion. Nga më shumë se 900 nxënës që kemi pasur para pak vitesh tani kemi 630", na thotë ai pa e fshehur shqetësimin. Jemi duke ecur në qendër të qytetit atje, ku ndodhet një lulishte, bashkia, lokalet kryesore dhe kisha e madhe e Divjakës. "Nuk ka vetëm Kalifornia Santa Barbara - bën shaka profesor Koçi - kemi edhe ne këtu në Myzeqe. Këtë vend këtu e kanë quajtur Sheshi Santa Barbara. Në fakt, kisha që shihni i kushtohet një shenjtoreje shumë të njohur, Shën Varvarës, por që quhet edhe Barbara". Askush nuk di ta thotë përse myzeqarët kanë vendosur të kenë për mbrojtëse të tyre Shën Barbarën e Nikomedias së largët. Shenjtorja 1700-vjeçare është e njohur si mbrojtëse e njerëzve karshi shpërthimeve dhe rrufeve. Të ketë pasur kaq shumë rrufe në Myzeqenë e vjetër? Një pyetje fort e ngatërruar. Më mirë të mos ngulim këmbë dhe të merremi me histori ca më të reja.
Teksa e pimë një kafe me profesor Koçin biseda shkon te historia. Nuk ka se si të ndodhë ndryshe. Koçi Janku është mësues historie. "Ka dy mendime për prejardhjen e emrit Divjakë - na thotë Janku - sipas disave emri vjen nga që zona është mes dy lumenjve, pra ‘dy vija‘ nga e cila ka ardhur më pas emri Divjakë. Unë vetë jam i mendimit që emri, me origjinë sllave, si shumë toponime të tjera në krejt Jugun e Shqipërisë, vjen nga sllavishtja e vjetër, në këtë gjuhë Divjakë do të thotë vend i egër, i pabanueshëm, i papërshtatshëm. Dhe me siguri kështu ka qenë kjo zonë në kohën kur sllavët u dyndën në këto anë. Jo atëherë, por deri para disa dekadash ky vend ishte pyll dhe këneta dhe asgjë më shumë". Profesori na vë në dispozicion një libërth. Ai flet për historinë e Divjakës. Autori i saj nuk është një myzeqar. Ai quhet Kola Nika. I ndjeri Kolë ka edhe ky një histori interesante. Ka lindur në Shkodër, ka punuar në Kosovë dhe më pas është vendosur - më mirë me thënë e kanë vendosur - në Divjakë ku kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij. Në 1949 Kolë Nika dhe e shoqja ishin ende mësues në Kosovë. Kur u thirrën për të marrë nënshtetësinë jugosllave ata nuk pranuan. Kjo i ndryshoi jetën. U kthyen në Shqipëri, por tashmë duhej të jetonin atje "ku të caktonte partia". Të dy punuan mësues në Divjakë, shumë larg vendlindjes së tyre.
Libërthi i Kolës titullohet: Një fshat i lashtë (Divjaka). Nga ky libër fare i thjeshtë mësojmë diçka më shumë nga historia e këtij vendi që sot na duket krejt ndryshe nga Myzeqeja që kemi krijuar dikur në mendjen tonë. Për herë të parë emri Divjakë përmendet në regjistrimet osmane të mesit të shekullit XV, por jeta këtu duhet të ketë pasur qëkur një lloj intensiteti. Mes lerave, moçaleve, pyjeve dhe baltës duket se ka kaluar dikur një rrugë e shkurtër që lidhte Durrësin me Apoloninë. Një fshat, tashmë gërmadhë, në veri të Divjakës mbante emrin Ad Novum, tipik për një stacion të periudhës romake. Nxënësit e shkollës të drejtuar nga mësuesit kanë gjetur fragmente qeramike, pjesë statujash të gurta, kandila vaji, të gjithë me shumicë. Në mesin e shekullit XV Divjaka ishte pronë e Dhimitër Prespës. Më pas shfaqet një Zakonas Beu, i cili kishte marrëdhënie edhe me Skënderbeun. Por përfundimisht u vendos një gjendje pronësie që do të vazhdonte me shekuj. Divjaka ishte pronë e nënës së Sulltanit. Fshatarët e Divjakës, shumica pa tokë, duhej t‘i paguanin detyrimet më parë qeverisë turke dhe më pas asaj shqiptare.
Në kohën e sundimit turk dhe deri në vitet e para pas 1944, zona ku bënte pjesë edhe Divjaka quhej "Karatoprak" (nga turqishtja "dhe i zi"). Në fshat ende i mbajnë mend gjashtë fiset e para që u ngulitën këtu: Priftajt, Gjinajt, Vodajt, Kovajt, Zakajt, Shkozajt.
"Shtëpia ime e parë"
Ndini Gorrea është një myzeqar tipik, me shtat të vogël, me sytë që i lëvizin gjithandej dhe me humorin që nuk i ndahet në asnjë rast. Eshtë 86 vjeç. Myzeqeja që ai do të na rrëfejë është krejt tjetër nga kjo që kemi para syve në Sheshin Santa Barbara. "Këtu ka qenë ujë, ujë, ujë - nis të rrëfejë xha Ndini - në këtë sheshin që ju sot e shihni të asfaltuar dikur, gjatë beharit, rrinin buallicat në pellg. Ishte jetë e vështirë. Dimrit ishim të izoluar nga pjesa tjetër e vendit. Për të dalë matanë duhej të shkonim ose me lundra, ose me qerre të tërhequr nga buajt, në rastin më të mirë. Verës pllakoste malaria me ethet e saj fort të këqija. E mbaj mend edhe vetë kur jam sëmurë. Nëna më shtriu poshtë një akacieje që kishim në oborr. Rrija shtrirë me ethe sipër kashtës dhe një rrogozi të hollë. Një muaj rresht nëna më vinte vetëm kompresa me uthull. Tjetër ilaç nuk kishim. Kështu si unë ishin edhe fëmijët e tjerë, motra e kushërinjtë, të gjithë. E mbaj mend fare mirë shtëpinë tonë të parë. Ishte e bërë me kallama dhe me baltë të tharë. Ishte si një stallë e madhe. Këtu kemi jetuar në fillim 40 vetë, sepse ishim fis i madh. Por për të ngrënë kishim ama. Kishim 300 krerë dhën, 100 lopë, kuaj…". Xha Ndini bën ca pushim. "Ah, se m‘u kujtua! Këtu në fshat detyrimet i mblidhte një Hasan Bej Leskoviku. Ky vdiq më vonë në Elbasan. E mbaj mend edhe kohën e luftës. Gjermanët ishin të rreptë, por ama kishin një të mirë kodoshët: Nuk bënë dëm në fshat. Po të mos i ngisje nuk të binin më qafë kot. Po edhe italianët i kam arritur. Tre prej tyre, kur kapitulloi Italia i kemi mbajtur në shtëpinë tonë deri sa pastaj u kthyen në Itali. Prej tyre kam mësuar italishten. Ata na dhanë edhe ca ilaçe kundër malaries që ne nuk i kishim parë ndonjëherë. Pastaj që në 1945 kam punuar pak vjet si mësues dhe pastaj në kooperativë. Kjo është jeta ime more djema". Xha Ndini e ka mbaruar rrëfimin dhe i kthehet lojës së dominosë që ia kemi lënë në mes. Përballë tij është kushëriri i tij, Zoi. Këtij kooperativa i ka lënë shije të keqe. "Ka pasur raste që kemi vuajtur nga uria - thotë - në 1951 një zi buke pllakosi tërë Myzeqenë. Nuk kishte orë që të mos binte kambana e kishës që lajmëronte se vdiq edhe një tjetër nga uria. Pastaj në kooperativë… ka pasur raste që jemi ushqyer edhe me misër hibrid nga ai që u hidhej kafshëve".
Më në fund shiu është zbutur ca. Në sheshin Santa Barbara kalimtarët janë rralluar. Vetëm trokitja e gurëve të dominosë dëgjohet që nga brenda sallës së të moshuarve.
Në "Vgjesht"
Deti është vetëm 6 kilometra larg qendrës së Divjakës. Shtëpitë e fundit të fshatit i lenë vendin një hapësire të gjerë të mbushur me ujë, një lloj zgjatimi i Lagunës së Karavastasë, dhe pastaj vjen një pyll i dendur pishash. Këtij vendasit i thonë "Vgjesht". Pylli ka qenë jetë e mot një mik i vërtetë i fshatarëve. Jo vetëm druri për ngrohje, por edhe gjuetia, peshkimi në skaj të tij dhe tufat me kuaj e lopë të egra që lëshoheshin këtu ishin burim i mirë jetese për këtë vend të vështirë. Fshatarët i njihnin mirë se të cilit ishin kafshët e egra. Për t‘i zënë ato përdornin lloj-lloj marifetesh e leqesh, por kishte edhe nga ata që i zinin kafshët e egra më vrap. Në fshat ende mbajnë mend Vasil Shoren, i cili ishte aq i fuqishëm saqë kuajt e egër dorëzoheshin para vendosmërisë së tij. Nga ky personazh është frymëzuar më pas i ndjeri Vath Koreshi kur shkroi skenarin e një filmi shumë të njohur: "Pylli i Lirisë".
Në anë të pyllit të dendur një pllakë e vogël na kujton një histori që pat bërë bujë të madhe dikur. Në shtatorin e 1982, një grup antikomunistësh, mes të cilëve edhe një informator i Sigurimit, zbarkoi në bregun e Divjakës. Grupi drejtohej nga një i arratisur durrsak, Xhevdet Mustafa. Qëllimi ishte vrasja e Enver Hoxhës dhe krijimi i trazirave që do të çonin në rrëzimin e pushtetit komunist. Grupi e nisi me krisma aventurën e tij myzeqare. Një nëpunës i lartë dhe dy policë e kishin zakon që të peshkonin në këtë zonë. Duke parë policë me uniformë grupi u alarmua. Dy vetë u vranë dhe një polic u mor peng. Pikërisht kjo ditë ka qenë dita ters për Vlash Berbotin, një djalosh nga Divjaka, i cili kishte dalë në pyll për të mbledhur shkarpa. Vlashit i kanë dalë përballë befas katër burra të armatosur që mbanin peng policin, shokun e tij nga Divjaka. Në pyllin e heshtur është dëgjuar vetëm një krismë pistolete dhe djaloshi fatkeq është dergjur pa jetë përdhe. Ishte vetëm 25 vjeç. Historia e grupit vazhdon më pas në Rrogozhinë dhe më tej. Shumë vrasje ndodhën atë ditë shtatori.
Sënëtate vrute!
"Sënëtate vrute" do të thotë "Tungjatjeta miku im" në vllahisht. Miku ynë, Koçi Janku, është vlleh. Ai na tregon me krenari një klasë në të cilën mblidhen fëmijët me origjinë arumune që të mësojnë gjuhën e të parëve. Eshtë një dhomë plot dritë e mbushur me libra në rumanisht, shqip, vllahisht. "Ne tani duhet të jemi diku aty te rreth 10 për qind e popullsisë së përgjithshme të bashkisë. Jemi vendosur këtu në disa periudha, duke nisur që nga shkatërrimi i Voskopojës dhe deri në mesin e shekullit XX. Unë vetë gjyshin e kam pasur nga Llënga, nga malësitë e Korçës, ndërsa gjyshen nga Belica. Si shumica jonë edhe gjyshi merrej me karvanët e bagëtive. Në fillim është vendosur në Elbasan, pastaj në Gjoçaj të Peqinit dhe përfundimisht u vendos këtu në Divjakë. Sipas ardhjes sonë edhe lagjet kështu i kemi quajtur: Stani i Vjetër, Stani i Ri. Unë vetë nuk kam ditur shqip. Në shtëpi ne flisnim vetëm gjuhën tonë. Kur shkova në klasë të parë nisa të mësoj shqip". Ndahemi me profesor Koçin dhe me atmosferën e mirë që krijon një sallë e mbushur plot me libra dhe marrim udhën e kthimit. Dikush nga ne kujtohet: Si i thoshin rrugë të mbarë në vllahisht? Në një fjalor xhepi që na ka dhuruar Koçi lexojmë: Sanëtatë shi kala ëmbarë. Me këtë urim në mendje i hyjmë sërish rrugës së kthimit përmes shiut këmbëngulës.
Shenjtorja nga Izmiri
Në shekullin e III pas Krishtit Izmiri i sotëm, Nikomedia e dikurshme, ishte shndërruar në një qendër të fuqishme administrative. Vetë perandori romak, Diokleciani, në të shumtën e kohës i drejtonte punët që nga ky qytet-port fort i lulëzuar. Pikërisht këtu, në dekadat e fundit të shekullit, duhet të ketë lindur Barbara (në versionin ortodoks Varvara), vajza e tregtarit Dioskur. Ky paskësh qenë një baba fort i rreptë. Në kohën që vajza arriti në moshën për martesë, ai e mbylli Barbarën në një kullë nga e cila ajo nuk duhej të dilte përveçse kur i ati t‘i kishte gjetur burrin e përshtatshëm. Madje, Dioskuri bëri bujë në qytet kur ndërtoi një banjë krejt private, rast i padëgjuar për kohën, me qëllim që e bija të mos shkonte në termat publike. Legjenda thotë se Barbara e kishte marrë vesh se kulla e saj do të kishte vetëm dy vrima nga të cilat do të hynte drita e diellit. Por vajza ishte bërë tashmë ithtare e fesë së re, krishterimit, dhe iu lut ustallarëve që t‘i shtonin edhe një vrimë të tretë mureve të kullës-burg. Me anë të saj ajo do të komunikonte me Perëndinë dhe do të kryente lutjet.
Kjo historia e marrëdhënieve të trazuara të babait pagan dhe të vajzës së krishterë ka vazhduar gjatë derisa, më në fund, babai e ka ndarë mendjen. Ishte ai vetë që shkoi te gjykatësi romak dhe denoncoi të bijën. Vendimi ishte tipik i kohës së Dioklecianit, që njihej për egërsinë e tij ndaj të krishterëve: vajzës duhej t‘i pritej koka dhe këtë duhet ta bënte vetë i ati. Kështu ndodhi. Më 4 dhjetor të vitit 305 Barbara u martirizua nga dora e babait të saj. Bashkë me të u ekzekutua edhe shoqja e saj, Xhuliana, një tjetër shenjtore e krishterimit. Që nga ajo kohë e largët Barbara (Varvara) kujtohet si shenjtore e botës së krishterë. Ajo është mbrojtëse e njerëzisë nga rrufetë dhe nga vdekjet e dhunshme aksidentale. Pikërisht prandaj është patrone e minatorëve, gjeologëve dhe xhenierëve. Aq shumë është i përhapur ky rit sa që në disa gjuhë latine depot e eksplozivit quhen thjesht "santabarbara".
HISTORIA
Një "Robin Hood" në anë të kënetës
Pas Revolucionit të Qershorit, një nga telashet më të mëdha të qeverisë së drejtuar nga Fan S. Noli ishte numri i madh i kaçakëve që vërtiteshin në të katër anët e vendit. Pikërisht në verën e 1924 qeveria e re, që kishte dalë nga revolta e armatosur, dërgon si nënprefekt në Lushnjë Tafil Boeltinin nga Mitrovica, nipin e Isa Boletinit të famshëm.
Boletinit, që e njihte mirë Myzeqenë, sepse kishte punuar më parë në Fier, iu desh të merrej me një kaçak që quhej Jashar Rusha nga fshati Babunë. Sot askush nuk e kujton më Jasharin nga Karatopaku (kështu quhej zona rreth Divjakës ), por duket se asokohe bëmat e tij kishin marrë dhenë në tërë Myzeqenë. Ky kishte dalë kaçak, sepse kishte vrarë njeriun që i kishte rrëmbyer motrën. Që prej asaj kohe ishte bërë tmerri i fajdexhinjve, mashtruesve, kapadainjve që fshiheshin nën pushtetin e bejlerëve të fortë, taksaxhive dhe kujtdo tjetër që u binte në qafë njerëzve si ai. Boletini tregon se në shumë raste Jashari ishte bërë edhe mbrojtës i dashurisë së të rinjve. Kur një çift që dashurohej pengohej për t‘u martuar atëherë hynte në valle dyfeku i Jasharit, i cili e detyronte palën kundërshtuese që të pranonte martesën e të rinjve.
Një nga urdhrat e parë që mori Boletini nga Ministria e Brendshme ishte pikërisht kapja gjallë a vdekur sa më parë e Jashar Rushos. Ministria i kujtonte nënprefektit se në rast të kundërt do t‘i duhej të internonte 20 familje nga strehuesit e kaçakut. Këta mund të shpëtonin vetëm në rast se do të ndihmonin në kapjen e Jasharit. Në kujtimet e tij Boletini tregon për një mbledhje në Libofshë ku merrnin pjesë edhe kryepleqtë e Divjakës. Në këtë mbledhje, Tun Gjergji, kryetar i Komunës së Libofshës ku asokohe bënte pjesë edhe Divjaka, nuk ka pranuar kurrsesi që të dorëzojë Jasharin. "Tani ju jeni nënprefekt - i ka thënë myzeqari kosovarit - qeveria e ka dorën e gjatë për çdo masë, jo për 20 familje, po edhe më shumë. Ju bëni si keni urdhër. Ne Jasharin nuk e dorëzojmë". Boletini është zënë në hall. "Hëpërhë, deri në nji urdhër të dytë, shkoni në shtëpija", u ka thënë ai burrave me takije. Pas kësaj ka kryer një udhëtim disaditor nëpër fshatrat rreth e qark Divjakës. "Sikurse shihet në përgjigjet e mbarë popullit - raportonte ai ditë më pas - jo që nuk ankohen, por edhe janë të kënaqur prej tij, se i ka mbrojtur prej grabitqarëve dhe spekulantëve. Pse ka vrarë ndonjë tradhtar që e ka merituar atë plumb e ndodhet në arrati, kjo nuk do të thotë gjë. Sa i përket bukëdhënies, kujtdo që t‘i shkojë natën në shtëpi, edhe sikur të jetë në mes të qytetit ia merr bukën, e jo më myzeqarëve që i kanë shtëpitë ndër pyje. Prandaj unë nuk jam i mendimit për internimin e familjeve në fjalë, për arsye se në rastin në fjalë i konsideroj të pafajshëm…". Kështu, Jashari ka jetuar edhe do kohë në lirinë e tij mes pyjeve dhe kënetës derisa një nga bejlerët Vrionas e bind një bujk të thjeshtë që ta vriste Jasharin ndërsa ky i kishte ardhur mik në shtëpi. Bujku i bindur e vrau mikun dhe kufomën e la në një shteg të përbaltur në fshatin Ballëz. Beu hapi më pas fjalë se kaçakun e kishte vrarë njëri prej njerëzve të tij që ndodhej edhe ai në arrati. Në bazë të ligjit të asaj kohe kaçaku që vriste një kaçak tjetër merrte automatikisht pafajësinë. Kështu beu eliminoi një kundërshtar të rrezikshëm dhe fitoi një trim me të cilin do të vazhdonte më pas plot punë të tjera.