E Diel, 1 Nëntor 2026

Bajerni dëshiron Joan Gorkufin

Shpresat për të riparë Joan Gurkuf (22 vjeç) me bluzën e Milanit po shuhen gjithnjë e më shumë. Futbollisti francez vështirë se do të kthehet në Milanelo, duke marrë parasysh faktin se Bordo ka të drejtën e blerjes përfundimtare para 1 qershorit. Pas kësaj manovre, mund të jetë dora e gjatë e Bajernit të Mynihut, që duket i interesuar të gjejë zëvendësin e Frenk Riberit. Dërgimi i emisarëve për të ndjekur talentin e skuadrës së Bordosë në Francë-Argjentinë (0-2 për amerikanojugorët) e konfirmon këtë lajm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›