Rreth 70 milionë euro humbje nga trajnerët
Çelsi e ka përfunduar vitin fiskal, të mbyllur më 30 qershor 2008 me humbjen e 65.7 milionë sterlinave, rreth 72.7 milionë euro. Në këtë shifër peshojnë edhe paratë, që padronit Roman Abramoviç, i është dashur të derdhë për të paguar trajnerët e shkarkuar gjatë vitit 2007-2008: 23 milionë sterlina, mbi 25 milionë euro, kanë shkuar në xhepat e Hoze Murinjos, Avram Grant e pesë pjesëtarët e stafeve respektive. Në llogaritje nuk janë përfshirë paratë që Abramoviç duhet t‘i paguajë Luis Felipe Skolarit, të sapo shkarkuar.