E Diel, 1 Nëntor 2026

Milani, gati të derdhë 12 milionë

Milani është gati të derdhë rreth 12 milionë euro për të bindur Los Anxhelos Galaksi të lërë te kuqezinjtë David Bekham. Lajmin e pohon "The Sun". Tratativat për të ardhmen e futbollistit anglez vazhdojnë ende. Ai që flet sërish është Brus Arena, trajneri i Los Anxhelos Galaksi: "Kur drejtuesit e Milanit të na bëjnë një ofertë shumë të mirë, do ta marrim në konsideratë dhe do ta vlerësojmë, nëse është në linjë apo jo me interesat e klubit", shpjegon trajneri i skuadrës amerikane për "BBC Radio Five".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›