Grant-Ferguson, shkëndija para finales së Champions
Ka mjaftuar një deklaratë e trajnerit të Uest Hemit, Alan Kërbishli, që të nisë lufta mediatike mes Mançester Junajtid dhe Çelsit. Dy skuadrat, përveç finales së Ligës së Kampioneve, janë në luftë edhe për titullin kampion në Angli. Mançesteri do të ndeshet këtë fundjavë me Uest Hemin dhe Kërbishli shprehu hapur dëshirën e tij që "Djajtë e kuq" të triumfonin të paktën në kampionat, duke e cilësuar si "padrejtësi" nëse titulli do t‘i kalonte Çelsit.
Një gjë e tillë ka zemëruar trajnerin e londinezëve, Avram Grant, i cili ka reaguar ashpër duke aluduar për tolerim të Uest Hemit ndaj kryesuesve të kampionatit. "Nuk dua të vë në dyshim integritetin e Uest Hemit dhe nuk kam asnjë arsye të hedh dyshime mbi integritetin e Alan Kërbishli. Por unë mendoj se është e gabuar të thuash gjëra të tilla, pasi ai ka një ndeshje kundër Mançester Junajtid. Duhet të kujtoj se Uest Hemi ka fituar tre ndeshjet e fundit ndaj tyre. Unë nuk mendoj se është një ide e mirë të thuhen gjëra të tilla dhe nuk di çfarë të them më shumë rreth këtij fakti. E përsëris që nuk dyshoj në integritetin e Uest Hemit, duke shpresuar që ata të jenë më shumë të interesuar në suksesin e klubit të tyre. Kam dëgjuar shumë zëra gjatë javëve të fundit. Kam dëgjuar se gjyqtarët do të mbështetnin Mançesterin, apo skuadra që do të luanin për ta. Nuk e di çfarë të besoj më. Gjatë kësaj jave, kundër dy klubeve dhe dy trajnerëve të mëdhenj kemi treguar se mund të fitojmë. Kemi luajtur shumë mirë dhe do të vazhdojmë në këtë rrugë", u shpreh trajneri izraelit i Çelsit.
Nuk ka munguar kundërpërgjigjja e shpejtë e Aleks Ferguson, i cili ka mbrojtur skuadrën e tij, duke deklaruar se Grant duhej të merrej me gjëra të tjera dhe jo me deklarata të tilla. "Jam zhgënjyer kur dëgjova deklaratën e Grant. Nuk e kuptoj pse ai ka aluduar se mund të ketë diçka të fshehur pas ndeshjes tonë me Uest Hemin. Ai duhet të gjejë diçka tjetër për të kaluar kohën", ishte thumbimi i Ferguson ndaj rivalit të tij. Në këtë debat është përfshirë edhe mesfushori i Uest Hemit, Skot Parker, i cili ka deklaruar se skuadra nuk ka arsye për të toleruar ndaj Mançesterit. "Ne nuk do të dorëzohemi. Jemi futbollistë profesionistë dhe kemi krenarinë tonë. Duhet të marrim diçka nga kjo ndeshje për veten tonë. Nuk duhet të përfshihemi dhe as të humbim kohë duke menduar se çfarë vlere ka kjo ndeshje për Mançester Junajtid. Ne duam ta mbyllim kampionatin në vendin e 10-të dhe do të zhgënjeheshim shumë nëse nuk do t‘ia arrinim qëllimit", deklaroi ish-futbollisti i Çelsit.