E Shtunë, 31 Tetor 2026

Divorci Inva Mula - Pirro Çako, dështon sërish seanca



Tiranë - Pirro Çako sërish nuk është mundur të njoftohet në kohë për kërkesën e bashkëshortes së tij, Inva Mula, për divorc. Edhe ditën e djeshme, gjyqtarja e çështjes, Elona Gjoka, ka vendosur ta shtyjë procesin për në datën 14 maj, duke i lënë kohë kështu kantautorit që të marrë masat e duhura për të qenë i pranishëm në procesin civil. Burime nga Gjykata e Tiranës shpjeguan dje për gazetën “Albania” se Pirro Çako ishte njoftuar para fundjavës që kaloi dhe e kishte pasur të pamundur të ishte në gjykatë bashkë me një avokat. Kërkesa për divorc nga çifti i njohur u ndërmor nga sopranoja Inva Mula. Çiftit të njohur, pas shumë vitesh martesë, duket se i ka ardhur fundi i bashkëjetesës së tyre ligjore.

5 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›