Studimet në Itali, dalin rezultatet e provimit të gjuhës për sesionin 7 mars 2009
Gazeta boton listën me rezultatet e të gjithë aplikuesve për provën me shkrim dhe me gojë. Nis faza e regjistrimit paraprak për të studiuar në universitetet italiane
Jonida Tashi
Dalin rezultatet e provimit të gjuhës “CELI 3” për sesionin 7 mars 2009. Instituti Italian i Kulturës ka publikuar rezultatet e të gjithë pjesëmarrësve në këtë provim, si për provimin me shkrim ashtu edhe për atë me gojë. Menjëherë pas shpalljes së këtyre rezultateve, kandidatët për studentë që duan të vazhdojnë universitetin në Itali duhet të nisin fazën e regjistrimit paraprak. Gazeta boton sot listën e plotë me të gjithë emrat që kanë aplikuar për studimet në Itali, të cilët i janë nënshtruar provimit “CELI 3”. Provimi i njohjes së gjuhës italiane për të vazhduar shkollën e lartë në Itali zhvillohet në dy forma: me shkrim dhe me gojë. Provimet për njohjen e gjuhës italiane organizohen nga Instituti Italian i Kulturës pranë tri konsullatave italiane: të Tiranës, Shkodrës dhe Vlorës, të cilat shërbejnë edhe për t’u pararegjistruar në universitetet italiane. Në bazë të kalimit të provimit të njohjes së gjuhës italiane do të mund të procedohet më tej në aplikimin për të filluar studimet në universitetet italiane. Marrja e provimit të gjuhës është prova e parë që duhet të kalojë një maturant për të nisur studimet në Itali. Pajisja me certifikatën “CELI 3” i paraprin regjistrimit të tyre në universitetet italiane. Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, ka përcaktuar edhe qendrat ku të rinjtë duhet të paraqiten për të tërhequr certifikatën “CELI 3”. Instituti Italian i Kulturës njofton se kandidatët për studentë me banim në Tiranë, të cilët i janë nënshtruar provimit “CELI 3”, mund të tërheqin certifikatat e lëshuara nga Universiteti për të Huaj i Peruxhias pranë këtij instituti. Orari javor i përcaktuar nga Instituti Italian për marrjen e certifikatës është nga e hëna në të premte, nga ora 15:00 deri në orën 16:30. Ndërsa të gjithë studentët e tjerë, që nuk banojnë në Tiranë, duhet të kontaktojnë përgjegjësit lokalë të kurseve të gjuhës italiane për t’u pajisur me certifikatën e njohjes së kësaj gjuhe, “CELI 3”.
5 Maj 2009