Divorci Mula-Cako, djali zgjedh nenen
Vetem 5 minuta i jane dashur Anthony Cakos, djali i vetem i ciftit Mula-Cako, per te zgjedhur mes dy prinderve per te jetuar. Ne seancen e djeshme gjyqesore, 14-vjecari ka vendosur qe te kete si kujdestare te tij nenen, me te cilen edhe eshte duke jetuar ne France. I mituri ka shprehur dy arsyet e tij, jeten ne France dhe studimet qe po kryen atje. Cifti i njohur, pritet qe se shpejti te firmose edhe divorcin e tyre, duke u vazhduar secili nje jete me vete.
Seanca
Seanca gjyqesore ka nisur ne oren 10:30. Anthony Cako, 14-vjec eshte paraqitur ne katin e trete te Gjykates se Tiranes, ne zyren e gjyqtares Elona Gjoka, e cila kishte nisur procesin e divorcit te prinderve te tij. Nuk ka qene i shoqeruar nga asnje prej prinderve te tij ne gjykate, ndersa ka pritur vetem pese minuta jashte deres se gjyqtares. Pas prezantimit te paleve, sekretaria gjyqesore ka ftuar djalin e mitur te hyje brenda ne zyre, ku edhe do ti pergjigjej pyetjes se vetme te gjykates. Mesohet se fillimisht gjyqtarja e ceshtjes, Elona Gjoka i ka bere me dije Anthony Cakos, se dy prinderit e tij po ndaheshin. Ai nuk ka qene i detyruar qe te zgjedhe mes tyre nese nuk deshironte. Gjykata per procedure e ka pyetur te miturin se me ke prej prinderve deshironte te rinte. Nuk i eshte dashur aspak te mendohet, kur 14-vjecari, ka zgjedhur si kujdestare te tij nenen, sopranon Inva Mula. "Une jetoj ne France, ku edhe vazhdoj studimet e mia. Kerkoj qe te qendroj me mamin tim", mesohet te jete shprehur dje para gjykates Antony Cako. Pas deklarates se tij, e cila ka zgjatur vetem 5 minuta, djali eshte larguar nga seanca civile. Pas deshmise se te miturit, e cila eshte bere ne prezence te psikologes, gjykata ka vendosur qe te shtyje seancen per nje date tjeter. Ne seancen e radhes palet do te shprehen per here te fundit ne lidhje me pretendimet e tyre, ndersa pritet qe te jepet vendimi per divorcin e tyre. Gjate seances se djeshme gjyqesore nuk ka qene i pranishem as sopranoja me fame boterore, Inva Mula, e as kengetari Pirro Cako. Nderkohe qe mbrojtesja e Pirro Cakos, avokatia Holta Kotherja, nuk qe prezente, por perfaqesohej nga asistentja e saj, qe vetem ka degjuar procesin gjyqesor.
Padia
Kerkesen per divorcin e ciftit e ka depozituar ne daten 1 prill te vitit te kaluar, avokati i sopranos Inva Mula, Sokol Como. Ne kerkesen e dorezuar ne gjykate, Mula argumentonte se martesa e saj e ka humbur kuptimin, per shkak se jetonin shume kohe te ndare. Padia e depozituar nga Mula mban numrin 1235, ndersa ka si objekt te saj, zgjidhjen e marteses. Gjithsej ne Gjykaten e Tiranes jane zhvilluar 14 seanca per divorcin e ciftit te njohur. Debatet kane qene te ashpra per kujdestarine e djalit te tyre Anthony, i cili jeton ne France me te emen. Por ky i fundit dje ka bere zgjedhjen e tij. Si sopranoja Inva Mula ashtu edhe kengetari Pirro Cako kane qene vetem nje here prezent ne seancat e zhvilluara ne lidhje me divorcin e tyre. Nuk dihet nese ata do te jene prezent ne firmosjen e divorcit, apo vendimi do t'u jepet ne dore nga avokatet e zgjedhur prej tyre.
Mula refuzoi pajtimin
Me 14 maj te vitit te kaluar cifti i njohur Mula-Cako kane pasur seancen e tyre te pare te pajtimit. Ka qene sopranoja e njohur Inva Mula, e cila ishte edhe vete prezente ne seance qe ka refuzuar pajtimin me te. Sipas saj ata kishin kohe qe jetonin bashke. Nderkohe qe avokatia e Cakos u shpreh nje vit me pare se cifti e kishte zgjedhur vete ate lloj menyre jetese, ndersa gjate asaj periudhe kohe ishin takuar disa here. Ky fakt nuk u pranua nga vete Mula, e cila nepermjet perfaqesuesit te saj ligjor, Sokol Como u shpreh se Cako ka pasur kohe qe ne 2007, te vendoste ne lidhje me divorcin. Nderkohe qe takimet mes tyre kane qene formalitete dhe jo frekuentime mes tyre.
Mula lidhje me biznesmenin kosovar
Sopranoja me fame boterore, Inva Mula flitet se eshte ne nje relacion me nje nder 10 biznesmenet me te pasur kosovare, Hetem Ramadanin. Po sipas fjaleve, lidhja ka nisur rreth marsit te vitit 2008 dhe thuhet se do konkludohet ne martese mes tyre, pas divorcit me kantautorin e njohur Pirro Cako.
Kriza
Edhe me heret per ciftin Cako-Mula, flitej se kishte probleme te natyres se tille, madje zera prane tyre kane konfirmuar qe me pare se ata ishin ndare, edhe pse jo ne rruge zyrtare. Cifti ka nje djale 14-vjec, Anthony, qe jeton ne France me te emen, per te cilin, here pas here neper intervista, i ati ka shprehur shume konsiderata, duke u perpjekur te evitonte pyetjet per bashkeshorten.
Pasuria
Nje nga problemet qe cifti Mula-Cako do te diskutojne ne Gjykaten e Tiranes do te jete edhe pasuria e tyre e vene pas marteses. Te dyja palet do te diskutoje te gjithe pasurine e paluajtshme per te vendosur me pas sesi duhet te behet edhe ndarja ne dysh.
Detyrimet
Ne momentin qe Gjykata e Tiranes te firmose divorcin e ciftit, do te percaktohen edhe detyrimet mujore qe Pirro Cako duhet te paguaje per djalin e tij 14-vjecar qe tashme ka vendosur te vazhdoje te jetoje me te emen e tij ne France, vend ku edhe po vazhdon studimet e tij.