Pjese e rrjetit te trafikut, kapet 19-vjecarja e denuar
KUCOVE- Kerkohej si anetare e nje rrjeti trafiku te falsifikimit te vizave e pasaportave, kapet e denuara me 3 muaj burg. Burime zyrtare bene me dije se e ndaluara eshte 19-vjecarja B. L., banuese ne fshatin Perondi te Kucoves. Adoleshentja eshte shpallur ne kerkim prej dates 13 janar te ketij viti me urdher te prokurorise, kurse Gjykata e Vlores e ka denuar me 3 muaj burg per "falsifikim dokumentesh zyrtare dhe vizave". E denuara sipas policise ka qene pjese e nje grupi me kater persona, te gjithe te ndaluar, qe siguronin pasaporta e viza false per kliente nga te gjitha qytetet e vendit. Gjate operacionit te kryer vitin e kaluar, vajza ka mundur te shpetoje dhe u shpall ne kerkim.