Plackiste kangjellat e varreve per skrap, kapet ne flagrance hajduti
Fushe-Kruje- Plackiti gjysme toni hekur te kangjellave te varrezave publike ne Fushe-Kruje dhe e shiti per skrap ne pikat e grumbullimit te hekurit. Policia vendore kishte marre denoncime te perseritura nga te aferm te te vdekurve, se rrethimet e varreve dhe sendet materiale qe vendosnin aty vidheshin nga persona te paidentifikuar. Pas nje hetimi te nisur dhe sigurimit te informatave operative, agjentet e Zyres Kunder Vjedhjeve kane ndjekur te dyshuarin Blerim Tafa, 30 vjec, banues ne Fushe-Kruje.
Mbremjen e se enjtes, agjentet kane mbajtur nen mbikeqyrje te riun qe i eshte afruar serish varrezave, por eshte kapur ne flagrance rreth ores 23:00 te mbremjes. Burime zyrtare konfirmuan ndalimin e Blerim Tafes, i cili ka pranuar gjate rrefimit te dhene ne komisariat se me date 13 maj 2010, ne fshatin Borizane te Krujes, ka vjedhur nje sasi prej 560 kg hekur nga kangjellat rrethuese te varrezave, te cilat me pas i ka shitur per skrap ne piken e grumbullimit te hekurishteve te firmes "Shijaku sh.p.k". Me tej agjentet kane siguruar prova se kangjellat ishin shitur pikerisht ne kete pike grumbullimi dhe me tej ngriten akuzen e "vjedhjes" ndaj 30-vjecarit, kurse dosja i kaloi dje Prokurorise se Durresit per hetime te metejshme. Burime policore thane se po hetojne per precedente te tjere te Tafes ne plackitjen e varrezave publike ne qytet dhe rrethe te tjera te vendit.