Perdhunoi ne 89-en, kapet pedofili
Durres- Perdhunoi nje femije te mitur 21 vite me pare, jetonte ne liri pas arratisjes nga burgu ne trazirat e 97-es. Policia e Durresit arriti te identifikonte dhe arrestonte gjate nje operacioni te rastesishem te shumekerkuarin Shaban Haxhi, 60-vjec, banues ne lagjen nr. 15, Spitalle. I denuar dy here per pedofili e marredhenie seksuale me dhune, Haxhi ka qene i denuar me 25 vite burg, nga te cilat ka vuajtur vetem 8 vjet, kurse 13 vite te tjera i ka pasur ne arrati. Gjykata e Durresit e kishte denuar prej 20 tetorit 1989 me burg, denim te cilin e vuajti deri ne trazira. Burime zyrtare te policise thane se i shpalluri ne kerkim nderkombetar po kthehej nga Italia me traget me nje emer te rreme, por fale sherbimeve policore dhe informacioneve te sakta u be identifikimi dhe arrestimi i tij.
Gjithcka eshte zbuluar dje rreth ores 10:45 fale verifikimeve te sakta ne sistemin TIMS dhe gjurmet e gishterinjve. Sherbimet e Policise Kufitare te komisariatit te Policise Port-Durres, gjate regjistrimit te personave te kthyer nga Italia, identifikuan dhe kapen personin ne kerkim Shaban Haxhi, i martuar, me tre femije, i denuar dy here per vepren penale te "marredhenieve seksuale me dhune".
"Shaban Haxhi eshte shpallur ne kerkim nga Drejtoria Policise Durres, pasi ne muajin mars te vitit 1997, eshte larguar nga burgu ku vuante denimin prej 25 vitesh te vendosur nga Gjykata e Rrethit, ne vendimin penal te dates 20 tetor 1989", shpjeguan burime zyrtare. Para se te ndalohej per here te dyte, Haxhi ka qene i denuar per kete krim. Por precedenti i dyte sipas dosjes hetimore ka qene me i rende, ndaj nje femije te mitur te te njejtit seks, qe e ka perdhunuar dhe traumatizuar. Pas veprimeve procedurale te kryera, Haxhi i eshte dorezuar sherbimeve te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve, me qellim vuajtjen e denimit te mbetur prej 17 vitesh.
A. Q.