E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frika e riatdhesimit vret 16-vjecaren

VERCELLI- Deshperimi per riatdhesimin e afert ne Shqiperi con drejt flijimit nje vajze te mitur shqiptare ne Vercelli te Italise. Ngjarja ka shokuar jo vetem familjen e nxeneses Edlira Gjeci, nga Kavaja, por ka tronditur mbare opinionin italian dhe mediat vendase qe i kane kushtuar nje rendesi te vecante kesaj tragjedie. Tre muaj me pare policia italiane, ne kuader edhe te ligjit kunder emigranteve, ka riatdhesuar babain e 16-vjecares, Qerimin, kurse nje pergjigjeje negative i frikesohej edhe vete Edlira, e cila priste me ankth vendimin e deportimit. Nepermjet rrjetit social Facebook vajza qe ndiqte studimet ne vendin fqinj, kishte bere me dije per miqte se rrezikohej me kthim ne Shqiperi dhe se nuk deshironte te deshtonte ne objektivat e saj per shkollim dhe karriere ne te ardhmen. Mengjesin e dites se enjte, vajza eshte gjetur e lidhur me kabullin e televizorit e vetevarur ne dhomen e gjumit te prinderve, kurse policia italiane nisi hetimet per te zbardhur rrethanat dhe shkaqet. Hetuesit bllokuan edhe kompjuterin e vajzes per te mesuar me shume rreth motiveve dhe ndonje letre, pasi nuk kane gjetur asgje te shkruar ne banese.
Sic shkruante dje e perditshmja "La Stampa", viktima Edlira Gjeci, nga Kavaja u gjet e vetevarur mbi shtratin e prinderve, ne shtepine e tyre ne Vercelli, qytet i vogel mes Milanos dhe Torinos, ne veri te Italise. Sipas gazetes, i ati i te ndjeres ishte kthyer vetem pak kohe me pare ne Shqiperi dhe vajza kishte frike se i njejti fat e priste edhe ate. Shoket dhe shoqet e klases jane shprehur se Edlira ishte nxenese e pergatitur dhe e sjellshme ne liceun e Gjuheve te Huaja, kurse prej kohesh shprehej ne rrjetin social Facebook, se nuk donte te kthehej ne Shqiperi dhe t'i thoshte lamtumire te ardhmes se saj ne Itali. Sipas shokeve, vajza qe priste te festonte pas pak ditesh 17 vjetorin e lindjes, kishte shume deshire te mesonte anglishten, te studionte dhe te shetiste boten.
Trupi i pajete i te mitures u gjet nga e ema, Adriana, e cila kishte dale per Pazar ne qyteze dhe kur u kthye ne shtepi vuri re se e bija ishte veteflijuar. Edhe vajza tjeter e ciftit nuk gjendej ne banese ne ato momente, pasi kishte shkuar te takonte shoqet e saj. Sipas gazetes "La Stampa", qe iu referua autoriteteve vendore, trupi i pajete i vajzes do te dergohet brenda pak ditesh ne Kavaje, sapo prokuroria te kete perfunduar procedurat e nevojshme.

Familja
Familja Gjeci kishte kater vjet qe e kishte lene vendlindjen me synimin per te jetuar dhe punuar ne Itali si emigrante te rregullt. Vajza po prej kaq vitesh kishte nisur studimet ne lice. Mediat italiane theksojne se 16-vjecaren Edlira Gjeci e vrau frika, ndikuar edhe nga mosha e adoleshences. Pritet perfundimi i hetimeve per ngjarjen.
Ceremonia
Familjaret i kane kerkuar policise qe trupi te dergohet sa me shpejt ne Shqiperi, per te kryer ceremonine mortore dhe nderimet e fundit ndaj 16 vjecares Edlira Gjeci ne vendlindjen e saj, Kavaje. Megjithese miqte, shoket dhe shoqet kane deshiruar nje ceremoni ne Itali, per prinderit kjo nuk mund te ndodhe me.
Vetevrasja e Edlires, e papritur
Babai i Edlires, Qerimi Gjeci, u kthye ne Shqiperi 3 muaj me pare, pasi duhet te kujdesej per pronat e familjes atje. Vajza e tij e cila studionte gjithe diten dhe nuk dilte gati kurre nga shtepia, ka dyshuar se nuk do e kishin te gjate qendrimin si familje ne Itali. "Edhe diten e tragjedise ishte shume e lumtur, sepse kishte marre noten maksimale ne nje provim, si mund ta mendonim se do vriste veten", thone shoket e klases. Fqinjet thone se trupin e gjeti nena e sapokthyer nga pazari, Adriana. "Shkova ta ndihmoja, se mbase arrinim ta gjenim gjalle, por ishte teper vone", shprehet fqinja e familjes per "La Stampa".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›