E Diel, 1 Nëntor 2026

Djali rreh te emen, vjehrri dhunon nusen

Durres- Djali akuzohet per rrahjen e nenes se tij te moshuar, kurse nje nuse denoncoi vjehrrin per dhune fizike dhe psikologjike ne mungese te burrit emigrant. Policia e Durresit konfirmoi dje nisjen e dy procedimeve penale ne gjendje te lire dhe plotesuan kerkese-padine per leshimin e urdhrit te menjehershem te mbrojtjes per te demtuarit. E para ka bere kallezim K. B., 67 vjece, banuese ne lagjen nr. 13 Plazh, e cila akuzonte djalin e saj 38 vjecar me inicialet N. B., se e ka keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht ne menyre te perseritur. Rasti i dyte i perket 22 vjecares me inicialet E. B., banuese ne lagjen nr. 18 te Durresit, qe ka bere kallezim penal se eshte dhunuar fizikisht e psikologjikisht nga vjehrri i saj, 61 vjecari me inicialet H. B., ne mungese te bashkeshortit te saj emigrant. Lidhur me dy rastet ne fjale u kryen veprimet e para proceduriale dhe ceshtjet po ndiqen nga gjykata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›