E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ngërçi politik, zgjidhja vetëm në kornizat ligjore" Rozeta Rapushi

Ne mbyllje te darkes ne Strasburg, Kryeministri Sali Berisha, tha dje se ne tryezen e ndermjetesuar nga nderkombetaret, spikati qartesisht vendosmeria se Shqiperia duhet te zgjidhe ngercin politik, ne respektim te plote te Kushtetutes, ligjeve dhe vendimeve te gjykatave ne vend. Sapo zbriti ne territorin shqiptar, ne aeroportin "Nene Tereza", ne oren 18:00 te pasdites se djeshme, kreu i qeverise dha nje koment me te qarte mbi darken ne restorant "Krokodil" ne Strasburg, qe ai e quajti nje darke te kendshme. "Nuk ishte nje darke ahengu, por ishte nje darke pune. Mund t'ju them se tek te gjithe te pranishmit, spikati qartesisht vendosmeria per respektim te plote te Kushtetutes, ligjeve dhe vendimeve te gjykatave ne zgjidhjen e ketij problemi", tha Kryeministri Berisha mbi situaten e renduar politike ne vend. Qendrim ky, qe prej kohesh kreu i qeverise e ka cilesuar si zgjidhjen e vetme per krizen politike ne vend, qe kerkesa per transparence zgjedhore, te behet ne baze te Kushtetutes dhe ligjeve te vendit. E thene ndryshe, kjo do te thote, jo hapje te kutive te votimit dhe ndjekja e rrugeve ligjore nga opozita dhe kreu i saj, Edi Rama, per kerkesen mbi transparencen e votave. Sipas kryeministrit, ajo qe kreu i grupit parlamentar te Partive Socialdemokrate ne Parlamentin Evropian, Martin Schultz dhe ai i Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul, se bashku me te pranishmit e tjere nderkombetare si Komisoneri Fule, Kryetari i delegacionit te PE-se per Evropen Juglindore, Eduard Kukan, Pjer Mirel dhe Johanes Svoboda thane, ishte ne sintoni te plote me deklaratat e deritanishme te bera nga Byroja e Keshillit te Evropes dhe deklaratave te Brukselit. Zbatim te Kushtetutes dhe ligjeve per transparence. Kreu i qeverise refuzoi te komentoje qendrimin e kundershtarit te tij politik, Edi Rama ne kete darke apo te jape ndonje detaj me shume ne lidhje me kete tryeze ku i pranishem ishte edhe kundershtari i tij politik. "Gjithcka qe lidhet me personin e tij, pyesni ate, jo mua. Une mund t'ju them vetem se degjova nje ze, se iu tha Rames, se kete darke, duhet ta paguash ti", tha kreu i qeverise, duke lene keshtu te kuptohet se eshte Rama shkaktari qe situata shkoi deri ne kete pike. Nga ana tjeter, Kryeministri Sali Berisha, shprehu vleresimet e tij me te medha per darken ne restorantin "Krokodil", ne Strasburg. Sipas tij, darka ne kete restorant ishte nder darkat me te shijshme, duke shtuar se personalisht e do shume kete qytet, Strasburgun si nje qytet me histori frymezuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›