Çlirohuni nga taksa “Edi Rama”
Ne nje nga shume daljet mediatike per shkak te detyres partiake, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama nder te tjera tha duke dialoguar me nje nga analistet me te zote ne vend se “..ekonomine e kemi me te degjuar dhe jo me te mesuar…”. Pa hyren ne kufijte e batutes, te barsoletave legjendave urbane e anekdotave, pretendenti teorik per kryeminister, tha hapur se ka pak haber nga ekonomia, nga “thembra e Akilit” e mireqenies se nje vendi. Nese se ka mesuar deri tani, vaj halli te nise mesimet duke bere eksperimente, pasi ai shquhet per vendime individuale. Detyrimisht kjo nuk eshte varesi qeverisjeje per nje drejtues partie, sepse ne ekip ka gjithnje eksperte te cilet po te degjohen me vemendje sjellin programe, (jo si ai 1000-faqeshi anonim, i permendur ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009) dhe qytetaret informohen sakte ne ekonomine e tyre familjare dhe me tutje ate te vendit. Po a degjon njeri, Edi Rama? Qe nga detyra e pare funksionale ne Ministrine e Kultures, e deri me tani, ka bindur per te kunderten. Nisur nga kjo e vertete e publikuar nga zoti Rama, nga mungesa e transparences se bere prej tij per drejtimin e Bashkise se Tiranes, nga pagesat e shumta per lobingje, qe nuk thuhet si behen, nga “mizorite” e ndertuesve per t’u pajisur me leje ndertimi dhe me shume telashe te tjera ne Tirane, mund te thuhet hapur se qytetaret ne kryeqytet paguajne shume shtrenjte taksen e re me te padrejte, taksen “Edi Rama”. Po cila eshte kjo takse, nese ne bejme nje lexim qytetar, te bazuar ne ate qe te gjithe kemi degjuar hapur nga artikulimi politik i Rames, te tijve e dokumenteve zyrtare qe bindin per tjetersim te asaj qe pretendohet. Kjo takse,(taksa “Edi Rama”) ky konsum ekonomik per xhepat e shqiptareve, vjen nga qeverisja e keqe e asaj pjese pushteti qe menaxhon kryesocialisti Edi Rama. Ne Tirane gjelberimi njeh nje rritje takse te pakuptimte, ne raport me produktin ne shifra. Nderkohe sasia e betonit si kontribut i mirefillte i interesave te ndertuesve, te miqve te Rames, vetem sa i ka marre siperfaqe, “mushkerive” te Tiranes te pakesuara dite pas dite. Efekti i pare i ketyre parave te shtuara, si detyrim ndaj qeverisjes vendore te Tiranes, te dala nga xhepat e qytetareve, ka qene rendimi i ndotjes, rritja e koeficientit te saj ne Tirane, duke na renditur ndoshta ne kryeqytetin me pak te paster ne Evrope. Nese hulumtojme per fituesin e tenderit te pastrimit e gjelberimit ne kryeqytet, per tenderfituesin me te madh ne bashkine e Tiranes, druaj se nuk do te udhetojme shume me kerkime, se do te ndalojme ne emra te perveçem. Emra qe jane ose ne Parlament ne lidershipin e PS, ose ne bashki, ose “vellezer” politike e idesh, ku eshte dhe arkivi si gjetje e burimeve njerezore.
Pas asfaltimit te disa metrave katrore ne sheshin “Skenderbej”, nese zhvendosemi ne 11 minibashki asnje investim nuk ka mbiemrin e bashkise se Tiranes. Vazhdojne vetem projektet e donatoreve te bankave e institucioneve nderkombetare, qe ndihmojne Shqiperine, marreveshje te kontraktuara nga ekzekutivi. Me nje buxhet te pa miratuar te bashkise se kryeqytetit, projektet, rruget, kopshtet, shkollat ne Tirane, me dredhi jane shtyre per te punuar nga “Edi Rama” per vitin tjeter, me pretekstin qe t’i perdore per shiritprerje ne fushaten elektorale. E gjitha kjo, duke mos harruar perseritjen e tentatives se nje buxheti te pa detajuar qe çon ashtu si ne vitin 2009, miliona dollare ne adrese anonime, per taksapaguesit por jo menaxhuesit “ligjore” dhe perfituesit. Kjo eshte serish nje takse qe rendon mbi qytetaret e Tiranes, ata pagues per sherbimin e pa marre, e pa ofruar. Ata qe udhetojne me makina keq e me keq, duke rritur probabilitetin e defekteve, konsumit te karburanteve, mungeses se parkingjeve, me llogari te trafikut ne gjendje tmerri ne Tirane. Eshte dashur para pak ditesh, nderhyrja e ministrit te Brendshem Lulzim Basha qe te marre masa dhe policia te lehtesoje, korrigjoje “katrahuren Rama” ne qarkullim. Keshtu rezulton se eshte e shumefishte dhe jo vetem politike per votuesit e majte e te djathte, taksa e shumepaguar “taksa Rama” dhe e perdorur vetem ne qellime politike. Metrat e lire per banoret e Tiranes, “rrudhen” sapo shfaqet ndonje grup sipermarrje me interesa bindese per Ramen dhe te nesermen ne nje lagje, bahçe, prone publike nisin e gjemojne makinerite e ndertimit. Kjo ekspedite perfitimi kohe me pare iu turr liqenit artificial te Tiranes, ku piktori kryeqytetas kishte menduar te rehatonte miqte e tij, te vjeter e te rinj, si dore te fundit para se te dorezonte bashkine ne zgjedhjet e pushtetit vendor te vitit 2011. Ne kulmin e konferencave per shtyp, e turit te radhes se kryesocialistit, meqe ka lene disi menjane kutite per te folur per hallet ekonomike (megjithese ekonomine e ka me te degjuar) na vjen kontrata e re e Rames, me nje kompani amerikane. Kryebashkiaku ngaterron institucionet ne menyren me shperfillese e te dhunshme. Ai vendos qe administratori i baskise, te nenshkruaje marreveshjen 100 mije dollareshe me kompanine amerikane te lobingut, qe ata ta ndihmonin me PIAR per protestat, greven e mbeshtetje politike nderkombetare. Se si mundet te firmose perfaqesuesi i bashkise, pa asnje post perkates drejtues apo funksional ne parti, kete kontrate ne emer te partise kjo mbetet si motiv i transparences se pabere te Rames. Se sa transparence ka ketu dhe se ku u gjenden ne kete pik krize ekonomike ato jo pak miliona, kete veshtire ta gjejne zedhenesit qe ngaterrohen me porosite e kryetarit te dyfishte. Zedhenesit e partise japin lajme per bashkine, zyrtaret e bashkise firmosin per partine dhe ky drejtues i deformuar institucionalusht kerkon transparence pa bere te ditur aspak nga veprat e tij te fshehta qe konvertohen ne taksa per qytetaret e Tiranes. Me ngjan se ishte e domosdoshme perfshirja e kryeministrit Sali Berisha qe te shkohej ne vendimmarrje per te demshperblyer bizneset e qytetaret nga “taksa Rama”. Ministria e Financave do te nderhyje me porosi te kryeministrit dhe ligji qe percakton vleren e taksave, do te funksionoje duke vene sanksione mbi arbitraritetin e “takses Rama”. Votuesit, pavaresisht perkatesise politike, biznesmene e qytetare, sipermarres, duhet te jene shume te interesuar te çlirohen nga keto detyrime financiare, qe devijojne jo pak nga ligji.
Shenim: Pikepamjet jane personale, nuk perfaqesojne domosodoshmerisht qendrimin e “Koha Jone”