E Shtunë, 31 Tetor 2026

Divorci ndikon negativisht në shëndetin e njeriut



Shkurorëzimi ka efekt të gjatë negativ në shëndetin e të divorcuarve. Pasojat nuk përjashtohen as tek çiftet e reja. Një fakt i tillë ka dalë pas një studimi që është bërë nga Universiteti i Çikagos, i botuar në revistën “Journal of Health and Social Behaviour”. Specialistët kanë anketuar 8.652 participantë të moshave ndërmjet 51 dhe 61 vjeç, ku është vërtetuar se në radhët e të divorcuarve, 21% e tyre janë më të rrezikuar nga sëmundjet kronike, siç është kanceri. Çiftet e ndarë, të cilët janë martuar sërish, janë më të rrezikuar nga sëmundjet kronike, krahasuar me personat që vazhdojnë me martesën e parë. Ndërkohë, rrezik të ngjashëm kishin pasur ata të cilët nuk ishin martuar kurrë dhe ata të cilët kishin qëndruar në martesën e parë. Autorët e këtij studimi pohojnë se edhe depresioni ishte më i lartë te të shkurorëzuarit, ndërsa ata të cilët kishin hyrë në martesë të re, kishin pasur shkallë të njëjtë të depresionit me ata që nuk janë martuar kurrë.
Dihet se martesa ka efekt pozitiv në shëndet dhe konsiderohet si mënyrë e shëndetshme e jetesës.

Studimi, meshkujt harxhojnë 43 minuta në ditë duke shikuar femrat

Një mashkull mesatarisht harxhon një vit të jetës së tij duke shikuar femrat, ka treguar një hulumtim i fundit. Për disa meshkuj ky është një harxhim i mirë i kohës, me të cilën madje janë edhe krenarë, ndërsa disa të tjerave një gjë e tillë nuk iu pëlqen dhe nuk dëshirojnë të flasin. Një studim i ri tregon se mesatarisht një mashkull kalon rreth 43 minuta në ditë duke shikuar femra të ndryshme. Kur kjo llogaritet, i bie që një mashkull të harxhojë 11 ditë në vit për këtë ose një vit të jetës së tij. Ndërsa një femër kalon mesatarisht 20 minuta në ditë duke shikuar të paktën gjashtë meshkuj, që mund të jenë të moshave 18-50 vjeç.

11 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›