E Diel, 1 Nëntor 2026

Polonia e gatshme të vendosë marrëdhënie me Kosovën



PRISHTINË - Eurodeputeti polak, Pavel Zaleski ka thënë se vendi i tij duhet të vendos marrëdhënie me Kosovën, në të gjitha fushat. "Në qoftë se tashmë e kemi njohur pavarësinë, pavarësisht prej politikës, jemi të detyruar edhe të bashkëpunojmë në të gjitha sferat e mundshme, para së gjithash, në aspektet që kanë të bëjnë me shërbimet për qytetarët e të dyja vendeve", ka thënë Zaleski, deputet i Parlamentit Evropian nga radhët e Partisë Liberale Qytetare, e cila është në pushtet në Poloni. Ai theksoi se Polonia nuk ka vendosur ende marrëdhënie diplomatike me Kosovën, për shkak të mosmarrëveshjeve të ashpra midis presidentit Leh Kaçinski dhe qeverisë së vendit rreth njohjes së Kosovës. Kaçinski ka paralajmëruar se do të vërë veto ndaj të gjitha përpjekjeve të qeverisë për hapjen e Ambasadës së Polonisë në Prishtinë dhe për dërgimin e ambasadorit në Kosovë.
Polonia ka qenë ndër vendet e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Qeveria e këtij vendi e ka njohur shtetin e Kosovës vetëm 9 ditë pas shpalljes së pavarësisë.

Shkurt

Sulme me makina-bomba në Irak, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur

MOSUL – Kjo javë ka nisur e përgjakshme në Irak. Vetëm gjatë ditës së djeshme raportohet për të paktën 23 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur gjatë shërbimit të makinave-bombë në disa zona në Mosul. Burimet zyrtare raportuan se ka pasur të paktën katër sulme, të cilat njoftohet se kanë lënë dhjetëra të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur. Dy kamiona-bombë shpërthyen në një fshat shiit pranë qytetit verior të Mosulit. Ndërkaq, dy makina-bombë shpërthyen pranë dy kantiereve ndërtimi në Bagdad. Mbi dhjetë vetë njoftohen se janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur. Sulmet pasojnë ato të ditës së premte, që vunë në objektiv popullatën shiite.

Sulmet talebane, vriten 5 policë dhe plagosen 26 të tjerë në Afganistan

AFGANISTAN - Zyrtarët në Afganistan thonë se militantët talebanë kanë kryer një sulm kundër një selie të qeverisë rajonale dhe të policisë në jug të kryeqytetit, Kabul. Pesë policë janë vrarë dhe njëzet e gjashtë vetë janë plagosur. Zyrtarët thonë se kryengritësit në provincën Logar në qytetin Pul-i-Alam sulmuan me raketa nga një ndërtesë në afërsi, duke detyruar banorët vendës të largohen. Një dëshmitar i tha BBC-së se helikopterë ushtarakë ishin përdorur kundër kryengritësve. Sulmi ndodhë dhjetë ditë para zgjedhjeve presidenciale dhe rajonale në Afganistan, dhe kjo do të shtojë shqetësime serioze për gjendjen e sigurisë.

11 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›