E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy parti shqiptare propozojnë Memorandumin për barazi etnike me



SHKUP - Këshilli për organizimin e protestave për barazi të plotë juridiko-kushtetuese të shqiptarëve në Maqedoni u ka dorëzuar të gjitha institucioneve vendore, përfaqësive diplomatike të akredituara në vend si dhe dy partive politike parlamentare shqiptare BDI dhe PDSH, Memorandumin e aprovuar nga protestat e iniciuara nga BDK-ja.
Memorandumi në fjalë parashikon zgjidhjen e pranueshme dhe përfundimtare për barazi të plotë kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni, përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në të gjithë territorin e vendit, përdorimin e simboleve kombëtare. Sipas memorandumit krahas flamurit shtetëror, në të gjitha institucionet duhet të vendosen edhe flamujt kombëtar të të dy popujve shumicë. Memorandumi në fjalë gjithashtu kërkon që orientimi strategjik i vendit të jetë integrimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
"Memorandumin ua kemi dorëzuar të gjithë trupave diplomatike në Maqedoni, institucioneve të shtetit. I kemi njoftuar për qëllimin e protestave, që është avancimi i statusit juridiko-kushtetues të shqiptarëve, ku shqiptarët do të jenë të barabartë, përcaktimi i Maqedonisë si një shtet federal me dy njësi federale, me një parlament dy dhomash, dhoma e kombeve dhe dhoma e qytetarëve, dhe kështu Maqedonia do të orientohet në rrugën drejtë integrimeve evropiane", nënvizoi Hysni Shaqiri, koordinator i protestave.

Ambasadori i BE-së: Nuk është zbatuar Marrëveshja e Ohrit

SHKUP - Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere ka pranuar se tetë vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, një pjesë e madhe e këtij dokumenti, nuk është zbatuar. "Duhet bërë akoma shumë. Ka ende çështje të cilat kanë mbetur të pa pazgjidhura nga konflikti i 2001-t. Duhet bërë shumë për të drejtat e shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike, për përfaqësimin e duhur si dhe për përdorimin e gjuhës shqipe". "Ekziston 'Ligji për gjuhët', por për zbatimin e tij duhet ende shumë punë", ka theksuar ambasadori Fuere. Sipas tij, nëse do të ketë më shumë përpjekje për zgjidhjen e çështjeve të hapura, nuk do të realizohen kërcënimet e PDSH-së.

11 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›