E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkon per te vjedhur skrap, vdes ne ish-fabriken e miellit 24-vjecari

Shkon te vjedhe hekur per skrap, por gjen vdekjen, poshte makinerise se miellit. Ngjarja e rende ka ndodhur oret e vona te mbremjes se marte, ne ambientet e ish-fabrikes se miellit ne Korce. Viktima eshte nje 24-vjecar, trupi i te cilit u gjet i pajete nga policia vendore, pasi u njoftua nga shoku i tij. Uniformat blu ndaluan 30-vjecarin Julian Tilka per akuzen e vjedhjes, ndersa trupi i 24-vjecarit Arnaldo Shehu u dergua ne morg. Ka qene ora 20:00, kur salla operative eshte njoftuar per nje person qe ishte zene poshte nga nje pajisje ne ambientet e ish-fabrikes. Nje grup efektivesh shkuan per t’i dhene ndihmen e pare te riut, por pesha e madhe e pajisjes qe ai tentonte te vidhte e kishte zene nen vete, duke i prere trupin dhe shkaktuar vdekjen e menjehershme. Burime zyrtare te policise rajonale te Korces bene te ditur per gazeten diten e djeshme se 24-vjecari Arnaldo Shehu, eshte banor i lagjes Nr. 10 ne Korce dhe pjese e nje familje me probleme ekonomike. Per te mbijetuar, i riu perpiqej qe te siguronte mbeturina hekuri, qe t’i shiste si skrap. Duke pare se ne ambientet e ish-fabrikes ka pasur sasi te medha hekuri nga pajisjet, dy te rinjte kane tentuar te cmontojne nje pjese per t’i marre me vete. Po pikerisht kur Shehu ka hequr vidat e makinerise, ajo eshte shembur, duke e zene nen vete ne nje moment pakujdesie. Megjithese Julian Tilka, qe e shoqeronte, njoftoi ne moment policine, ndihma e dhene te riut ka qene e kote. Policia e konsideroi ngjarjen aksidentale, ne tentative per te vjedhur hekurat e ish-fabrikes se miellit. Po mbremjen e se martes mesohet se eshte ndaluar 30-vjecari Julian Tilka, edhe ky banor i lagjes Nr. 10 ne Korce, pasi se bashku me viktimen kishin shkuar te vidhnin ne bashkepunim pjese metalike. Mbi te rendon akuza e “tentatives se vjedhjes”.

Viktimat

Dukuria e vjedhjeve per skrap ka prekur edhe varrezat dhe kishat e zones se Korces. Dy te rinj nga fshati, Tren dhe Qatrom i Devollit, humben jeten, pasi hyne ne nje kabine elektrike per te vjedhur baker, ndersa dje u shenua viktima e trete.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›